Kukan dhe Flekenshtajn: Nuk mendojmë për plan “B”, dëshirojmë të thoni “PO” në referendum

Eurodeputetët, Knut Flekenshtajn dhe Eduard Kukan sot në Shkup i kanë porositur qytetarët që të thonë “po” në referendumin e 30 shtatorit, duke theksuar se nga ajo varet integrimi evropian i vendit. Ata sot në konferencë për shtyp theksuan se kontesti për emrin është pengesë për integrimet e vendit, pasi që vendimet e Unionit miratohen në mënyrë konsensuale, njofton Portalb.mk.

“Nëse nuk tejkalohet kontesti me Greqinë ajo do të thotë se në të ardhmen do të kemi problem të njëjtë. E dini se të gjithë vendet-anëtare duhet të votojnë që të miratohet vendimi. Keni pasur kontest me Greqinë, tani ekziston mundësia që të zgjidhet  dhe do të jemi shumë të kënaqur nëse ajo ndodh. Do të jetë më lehtë për të gjithë, që të përshpejtohen punët dhe për atë kërkoj që të thoni “po”, tha eurodeputeti Flekenshtajn, duke u përgjigjur në pyetje gazetareske se çka nëse referendumi nuk ka sukses.

Kukan duke i ndalur për të njëjtën çështje tha se nuk mendon për plan “B”.

“Nuk mendojmë për plan “B”. Mendojmë për plan “A”, se rezultati nga referendumi do të jetë pozitiv dhe do t’ia hapë rrugën Maqedonisë drejt BE-së”, tha Kukan.

Të dy eurodeputetët thanë se referendumi është moment historik, me të cilën hapen mundësitë që pozitivisht të ndikojë ndaj aspiratave evropiane të Maqedonisë.

“Qytetarët duhet të marrin pjesë në referendum dhe ta shfrytëzojnë e votimit për shkak rëndësisë që e ka ky referendum”, tha Kukan dhe shtoi se kanë të drejtë të plotë që të informohen për atë se çfarë ndikimi ka vota e tyre.

Kukan tha se e drejta kushtetuese e çdo qytetarit është se si do të deklarohet dhe se vendimi është i qytetarëve.

Flekenshtajn tha se rezultati i referendumit do ta caktojë të ardhmen e vendit, të qytetarëve, familjeve dhe gjeneratave të ardhshme.

“Ju lus shkoni votoni, mos thoni se nuk ju intereson. Pas 27 vjetëve keni mundësi që vitin e ardhshëm t’i filloni bisedimet me BE-në, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button