Maqedoni, nëse keni libra të shqyer, mund t’i blini në librari

Prindërit e fëmijëve të cilët kanë marrë libra të shqyer dhe të dëmtuar, munden vullnetarisht të blejnë libra të reja nëpër librari pasi që të njëjtat, siç njoftojnë nga Ministria e Arsimit, mund të blihen, shkruan “Meta”, transmeton Portalb.mk.

“Sipas nenit 6 paragrafi 2 i ligjit për libra për arsim fillor dhe të mesëm, botuesi në pronësi të së cilës janë librat e miratuara ka të drejtë që t’i lëshojë për shitje edhe atë me të njëjtin çmim që Ministria i blen. Gjithashtu, një pjesë e librave mund të merren edhe nga ueb-faqja e-ucebnici.mon.gov.mk”, thonë nga atje.

Në MASH, thonë se dinamika e dërgesës së librave të porositur nëpër shkolla është afër fundit.

“Çdo vit shkollor, shkollat plotësojnë formularë në të cilat shkruhet numri i nevojshëm për mungesën e librave. Në pajtueshmëri me dinamikën për distribuim, mund të thuhet se e njëjta është afër fundit. Prej këtij viti shkollor, të gjithë nxënësit, nga e klasa e parë, e dytë dhe e tretë do të ketë komplete të reja, çdo vit shkollor”, informojnë prej atje.

Deri më tani, çdo vit në tirazh të plotë shtypen vetëm ato që trajtohen si libra apo fletore pune, gjegjësisht librat që nxënësit i plotësojnë gjatë procesit arsimor.

Përndryshe deri vjet, nuk ka pasur mundësi që të blihen librat. Të drejtat autoriale i ka Ministria, ndërkaq ligjërisht mundësoi që të njëjtat të gjenden edhe në librari nga ky vit shkollor.

Projekti i Ambasadës britanike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button