Rama flet me bindje: Godinës i ka ardhur fundi, do ndërtojmë Teatrin e ri

Mazhoranca ka votuar sot pro ligjit të teatrit, duke i hapur rrugë ndërtimit të një godine të re. Ndërkohë, në studion e emisionit “Opinion”, kryeministri Edi Rama e ka rikonfirmuar këtë fakt.

“Ne do ndërtojmë Teatrin e ri Kombëtar”, tha me bindje kryeministri, transmeton Opinion.al.

Ai argumentoi se ajo e që e bën të posaçëm ligjin për teatrin është fakti që kemi të bëjmë me një kompani që zotëron prona.

Rama shtoi se godinës aktuale të teatrit i ka ardhur fundi.

“Skena e teatrit është 11 metër e gjerë. 24 metër e gjerë është skena e Turbinës”, tha Kryeministri.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, lidhur me faktin, se dikur Ministër Kulture,  Rama këtë godinë e kishte futur në ansamblin muzeal, Kryeministri tha:

“E kam firmosur por kanë kaluar 20 vjet nga ajo periudhë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button