Lëvizja BESA me kryetar Gashin: Tetova bashkë me Bogovinën i thanë ‘”PO’” referendumit të 30 shtatorit

Lëvizja BESA, krahu i Afrim Gashit, tanimë një kohë të gjatë ka filluar fushatën e saj për referendumin që do të mbahet më 30 shtator,  “Dil PËR Maqedoninë Evropiane’’.

Që nga fillimi i fushatës së referendumit, thuhet në kumtesë,  Lëvizja BESA ka filluar me ofensivë takimesh nëpër shumë qytete shqiptare, ku ka realizuar mbi 10 marshe dhe disa tubime me qytetarë dhe simpatizantët e saj.

Sonte, Lëvizja BESA realizoi tubimin madhështor dhe impozant në Tetovë, ku para mijëra aktivistëve dhe qytetarëve, Tetova bashkë me Bogovinën i thanë ‘”PO’” referendumit më 30 shtator.

 BESA: Pamje impozante nga marshet e fuqishme të Lëvizjes BESA në Tetovë dhe Bogovinjë

Lëvizja BESA realizoi me sukses marshin me banorët e komunës së Bogovinjës, ku me qindra aktivistë dhe simpatizantë të BESËS i thanë “PO” referendumit më 30 shtator. Marshi dhe takimi me banorët e komunës së Bogovinjës, u realizua në kalanë e pamposhtur të BESËS, në fshatin Kamjan të Tetovës, ku fjalë përshëndetëse kishte edhe kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi.

“Ju falënderoj gjithëve përzemërsisht, për mikpritjen dhe përkrahjen që po jepni në këto momente të kthesave historike të shtetit, Kamjani është amanet për ne, ejani gjithë së bashku t’i themi ‘PO’ referendumit’”, përfundoi Afrim Gashi.

Pas përfundimit me sukses të marshit në komunën e Bogovinjës, Lëvizja BESA marshin dhe takimin e radhës e vazhdoi në qytetin e Tetovës, duke u takuar dhe bashkëbiseduar me qindra qytetarë dhe aktivistë për dalje masovike në referendum. Marshi i BESËS në Tetovë filloi nga selia e lëvizjes duke përfunduar me tubimin përmbyllës para Pallatit të Kulturës.

“Pa dallim përkatësisë kombëtare apo fetare, më 30 shtator gjithë së bashku do të jemi krah për krah, familjes së madhe NATO dhe BE-s’’, përfundoi Rexhepi”, tha para banorëve të Tetovës Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Skender Rexhepi – Zejd.

Pas Zejdit, fjalën e mori i zoti i shtëpisë, deputeti i BESËS nga Tetova, Nexhbedin Kahremani.

“Padyshim se referendumi është e drejtë legjitime e çdo qytetari, por mendoj se më 30 shtator për ne nuk ka vend për JO, ne më 30 shtator duhet të themi vetëm PO. Mos harroni, PO-ja e 30 shtatorit nënkupton arsim cilësor, mirëqenie, shëndetësi moderne dhe investime të reja”, potencoi deputeti Kahremani.

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi para banorëve të Tetovës, u shpreh me këto fjalë: “Ejani gjithë së bashku, që me 30 shtator t’i themi një PO të fuqishme referendumit, vetëm një PO e madhe nënkupton kulturë autoktone me standarde evropiane”, përfundoi Ademi.

I fundit para banorëve të Tetovës, fjalë rasti kishte edhe kryetari i Lëvizjes BESA.

Afrim Gashi, i cili pas përshëndetjes vëllazërore dhe tubimit të suksesshëm që realizuan sonte aktivistët e BESËS në Tetovë, tha se dita e 30 shtatorit është ditë e momentit të ri për vendin, mbase ne pas 30 shtatorit fillojmë me negociatat për aderim në BE.

“Një PO e fuqishme në referendum, nënkupton anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE, ku detyrimisht ne do të kemi kontroll ndërkombëtar, luftë kundër korrupsionit, mirëqenie ekonomike dhe sundim të ligjit”, tha Gashi duke shtuar se çdo kapitull që do të hapim me BE-në, do të jetë një mekanizëm që e kemi kërkuar prej viteve 90-ta si shqiptar, andaj 30 shtatori është një shans që të hapim një derë, për të arritur barazi të plotë”, përfundoi kryetari i BESËS, Afrim Gashi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button