Ndëshkimi i Ronaldos, shpërthen mesfushori i Juves: Nuk jemi femra, këtu luajmë futboll

Mesfushori gjerman i Juventusit, Emre Can, ka mbetur i habitur me kartonin e kuq të Cristiano Ronaldos, në sfidën e mbrëmshme ndaj Valencias.

Ish-futbollisti i Liverpoolit, shprehet se kjo është një lojë burrash, dhe nuk luajnë femra në fushë, transmeton Lajmi.net.“Ai rast ishte për karton të kuq? Argumenti ishte se e kishte kapur nga flokët. Nuk jemi femra, ne po luajmë futboll këtu. Nëse ai rast është karton i kuq, atëherë mund të përjashtohemi nga fusha e lojës për çdo rast. 100% ai nuk është i kuq”.

“Dua të saktësoj se komentet e mia nuk kanë asnjë qëllim të denigrojnë figurën e femrës, apo barazinë në futboll në përgjithësi. Të gjithë ata që më njohin, e dinë respektin tim për femrat.” – deklaroi Emre Can.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button