Kosovë, marrëveshjet ndërkombëtare me BE-në kthejnë opozitën në Kuvend

Deputetë të Kuvendit të Kosovës ua kanë dhënë dritën jeshile marrëveshjeve ndërkombëtare, që kërkonin dy të tretat e votave.

Në seancën e jashtëzakonshme, të thirrur nga opozita pikërisht për votimin e marrëveshjeve, ka arritur të kalojë me 96 vota marrëveshja financiare “IPA 2017”, pjesa e parë.

Gjithashtu, është votuar edhe marrëveshja tjetër mes Kosovës e BE-së “Evropa për qytetarët”, si dhe marrëveshja ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës për pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS +”.

Deputetët votuan marrëveshjen hua për autostradën Prishtinë – Pejë, megjithëse fillimisht propozimi për këtë pikë dhe tri të tjera për t’iu shtuar rendit të ditës u kundërshtua nga opozita, raporton KTV.

Por, me një mocion procedural këto pika u futën në rend dite duke u votuar të gjitha, përpos projektligjit për aderimin e Kosovës në shkollën Rajonale të Administratës Publike, ReSPA.

Për këtë u bë shumë debat e opozita ka akuzuar qeverinë që po sjell në Kuvend projektligje që Kosova ende është nën UNMIK-un. Por sqarime dhanë ministri Mahir Yakcilar, e kryeministri Ramush Haradinaj.

Debati ka vazhduar edhe më tej duke përplasur mes vete deputetët e pushtetit me opozitën.

Pavarësisht tri herë tentimi projektligji nuk rriti të kalonte meqë nuk i siguroi 80 vota të nevojshme.

Por, kryeparlamentari e pati një lutje për deputetët që si rrallëherë ishin mbi 100 në sallë.

LDK-ja e VV-ja e lëshuan sallën duke mos qëndruar në vazhdimin e seancës së rregullt e cila pas përfundimit të pyetjeve parlamentare u shty për javën e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button