Nissan-i tërheq 215 mijë automjete nga SHBA

Kompania Nissan do të tërheq 215 mijë automjete dhe SUV automjete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për shkak të rrezikut nga shpërthimi i zjarrit dhe paralajmëron pronarët që të parkojnë në të hapur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tërheqja përfshinë modelet Murano të prodhuara nga viti 2015 deri në vitin 2017. Maxima nga viti 2016-2017, Pathfinder nga viti 2017-2018 dhe Infiniti QX60 nga viti 2017.

Kompania njoftoi se nga pompa që parandalon bllokimin e frenave mund të rrjedhë lëngu në pllakën e qarkut elektrik dhe të shkaktojë një lidhje të shkurtër elektrike që rrit rrezikun e shpërthimit të zjarrit. Nëse shoferët shohin se drita paralajmëruese e frenave ndriçon për më shumë se dhjetë sekonda pas fillimit të motorit, Nissani u bën thirrje atyre të mos ngasin dhe t’i parkojnë në të hapur.

Nissan-i vlerëson se 56 për qind e automjeteve kanë probleme. Shitësit do të kontrollojnë numrat serik të pompave dhe sipas nevojës do t’i zëvendësojnë duke filluar nga 15 tetori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button