Filmi i ri mbi James Bondin do të shfaqet në shkurt të vitit 2020

 Producentët e filmave mbi James Bondin, agjentin 007, deklaruan se vazhdimi i ri i serialit mbi spiunin do të jetë i gatshëm për prezantim në kinematë në shkurt të vitit 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ata konfirmuan se filmi i ri do të jetë në rexhi të Cary Joji Fukunaga, i cili do të zëvendësojë Danny Boylen. Michael G. Wilson, Barbara Broccoli dhe Daniel Craig njoftuan se filmi do të nisë xhirimet në mars të vitit të ardhshëm, për të përfunduar më 14 shkurt të vitit 2020.

Shfaqja e filmit, e planifikuar për nëntor të vitit 2019 është shtyrë, nga shkaku se Boyle, muajin e kaluar braktisi projektin.

Lidhur me arsyet, producentët thanë se kanë të bëjnë me mosmarrëveshje lidhur me botëkuptimet rreth kreativitetit.

Më herët Fukunaga ka bërë regjinë për serialin televiziv “True Detective” dhe për filmin e zhanrit të luftës, “Beasts of No Nation”.

One thought on “Filmi i ri mbi James Bondin do të shfaqet në shkurt të vitit 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP