Tragjedi në Zvicër: Vriten babë e bir nga Kosova! (VIDEO)

Në një shtëpi fshati në Oensingen të Solothurnit të Zvicrës, natën e së enjtes, nga persona të panjohur janë vrarë dy veta dhe një tjetër është plagosur. Dy të dyshuar janë arrestuar pak kohë pas ngjarjes.

Ndërkohë merret vesh se të vrarët janë dy shqiptarë nga Kosova, babë e djalë. Siç tregon Zyrafete B. për mediet zvicerane, bashkëshorti dhe djali i saj ishin duke pritur mysafirë që u vinin nga Franca. 

“Pastaj ka cingërruar mobili i djalit tim. Vëllai i nuses dhe babai i tij kishin ardhur dhe po pritnin jashtë oborrit. Djali u është afruar mysafirëve. “Mandej kam dëgjuar një zënkë. Kisha frikë”, thotë ajo.

Ndërkohë grupit i është bashkuar edhe burri. Ishte dëgjuar babai i nuses të thoshte se ai nuk do ta linte më vajzën e tij në këtë shtëpi. Dhe pas kësaj janë dëgjuar krismat e armëve.
Policia është duke hetuar motivet e vrasjes. Ajo nuk ka dashur të japë të dhëna as për identitetin e personit të plagosur.

Nga ana zyrtare, lidhur me identitetin e të vrarëve dhe vrasësve ende nuk ka kurrfarë të dhënash./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button