Le Roa me mbështetje për referendumin si parakusht për integrim në NATO dhe në BE

Procesi integrues euroatlantik i Republikës së Maqedonisë dhe referendumi i ardhshëm ishin në fokus të takimit të sotëm të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme Andrej Zhernovski me Alen Lej Roa, ambasador francez dhe ish i dërguar special i BE-së në vend, transmeton MIA. 

Ambasadori Le Roa dërgoi mbështetje të fuqishme për referendumin e ardhshëm, si parakusht për integrimin tonë përfundimtar në NATO dhe në BE.

“Parisi zyrtar fuqimisht qëndron pas aspiratave euroatlantike të Republikës së Maqedonisë”, theksoi Le Roa në takim.

Zhernovski theksoi se Republika e Maqedonisë ndodhet para një momenti historik dhe shans historik për qytetarët ta trasojnë rrugën e shtetit në të ardhmen.

Ai theksoi se shteti ynë është në hap më afër realizimit të qëllimit tonë strategjik, , anëtarësim në BE dhe në NATO”, theksohet në kumtesën e MPJ.

Informoi për reformat e realizuara si dhe për përpjekjet, të cilat Qeveria i ka ndërmarrë në drejtim të fillimit të negociatave me BE-në në vitin 2019 dhe për anëtarësim në NATO.

Përndryshe, më 10 shtator zyrtarisht filloi fushata për referendumin, bartës i të cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në fushatën e Kuvendit do të kyçen 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së.

Ndryshe, referendumi do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button