“Qyteti pa automobila”, nesër në Shkup do të ketë defile me biçikleta

Nesër, zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli do të merr pjesë në defilenë e biçikletave, e cila do të mbahet në ora 10:00 para Portës “Maqedonia”.

Çiklistët do të lëvizin  përgjatë rrugës: Porta Makedonija – rr.Dimitrie Çupovski në blvd. Koço Racin (kthehen majtas), blvd. Koço Racin, blvd. Kërste Misirkov (duke u kthyer majtas), blvd. Goce Dellçev kthehen majtas dhe vazhdojnë përgjatë bivd. VMRO (shkojnë djathtas),  blvd.Partzanski odredi (Aradhat Partizane) deri te blvd 8 Shtatori (duke u kthyer në të djathtë) nëpër  blvd Ilinden.

Defilea  e biçikletave do të përfundojë te Guaca e Parkut të Qytetit, ku do të ndiqet një program argëtimi dhe fituesit më me fat përmes lotarisë do të fitojnë biçikleta  si një simbol i përdorimit të mjeteve alternative të transportit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button