Kuvendi i Kosovës ratifikoi tre marrëveshje që lidhen me BE-në

Në seancën e se enjtes e Parlamentit, janë votuar tri projektligje të rëndësishme që lidhen me marrëveshjet e Kosovës me Bashkimin Evropian (BE).

Me 96 vota për, 8 kundër dhe pa asnjë abstenim është miratuar Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017.

Derisa, Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët”, ka kaluar me 96 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime, transmeton Telegrafi.

Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS +” Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport, është bërë me 97 vota për.

Ndryshe, të enjten, me kërkesë të 53 deputetëve të opozitës ka nisur seanca e jashtëzakonshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button