BE dhe SHBA -të do të njohin kurdoherë vetëm një gjuhë dhe një shtet shqip!

(BE dhe SHBA-të nuk diktojnë model unik të demokracisë)

Rrugëtimi për në BE është i gjatë dhe i mundimshëm. Ndërkaq për në NATO thuaja se jemi një hap pranë. Dhe kjo e dyta siç dihet nuk është vetëm aleancë ushtarake por edhe politike.

Në bashkimin evropian mund të startoni për të hyrë mbase edhe të hyni si përqindje por mund të shndërroheni edhe në njësi konstituente. madje mund të hyni si konstituent shtetformues dhe të shndërroheni në përqindje.

Statusi juridiko-politik i pjesëtarëve të kombeve rregullohet me normat kushtetuese të vendit nga jeni. Ata si anëtare e BE-së nuk mund të jenë në kundërshtim me normat juridike të kësaj familje të madhe. Ata mbrojnë vetëm standardet por nuk ndërhynë në modelin e koncipimit të brendshëm të rendit juridik për këto statuse të vendit anëtarë, me kusht vetëm nëse nuk mohohen standardet ndërkombëtare.

Bashkimi Evropian nuk dirigjon një model unik të demokracisë apo të sistemeve politiko-juridiko. Sepse secila shoqëri ka veçoritë dhe mundësitë ekonomike të veçanta. Por kuptohet BE nuk mundëson shkeljen e parimeve themelore të demokracisë, sundimin e së drejtës dhe lirive dhe të drejtave të njeriut.

Prandaj atje nuk rrugëtohet as si shqiptarë, as si përqindje por si qytetarë mbi të gjitha si individua. Ndërkaq gjithçka tjetër duhet të rregullohet me kushtetutë brenda në shtet.

Kur jemi tek gjuha, gjuha shqipe është kah moti në regjistrin e gjuhëve të OKB, madje shteti amë Shqipëria dhe gjuha shqipe para pak vitesh janë edhe në NATO.

Pra shqiptarët e Maqedonisë BARAZINË juridiko-politike të plotë me kushtetutë është e domosdoshme ta arrijnë gjatë këtij rrugëtimi.

Mbajeni mend, BE dhe SHBA-të kurdoherë përfundimisht do të vendosin të njohin vetëm një gjuhë shqipe sepse ajo është një e njësuar, vetëm një shtet shqip;- e jo gjuha shqipe e shqiptarëve të Maqedonisë, e shqiptarëve të Kosovës, e shqiptarëve të Luginës e shqiptarëve të Çamërisë sepse vërtet nuk ka kuptim, apo jo!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button