Në rastin “Tortura” është publikuar incizim për rastin “Fushata” që deri më tani është fshehur

Në seancën e sotme për rastin “Tortura”, e cila është zhvilluar pa praninë e opinionin si dëshmi materiale nga Prokuroria Speciale, është prezantuar video-material që lidhet edhe me rastin “Fushata”, për të cilin lideri i “Maqedonisë së Bashkuar”, Lube Boshkovski, qëndroi 5 vjet në burg, njofton Portalb.mk.

Avokati i Boshkovskit, Konstantin Kratovaliev, thotë se ekziston mundësia që ky video-material i cili është gjetur nga PSP qëllimisht të jetë fshehur, që paraqet vepër penale për fshehje të dëshmive.

“është simptomatike ajo që e kemi parë në video-materialin, krim-teknika ka bërë video-material që në kohën kur është zhvilluar rasti “Fushata” është dashur që të prezantohet përpara gjykatësit hetues. MPB e ka poseduar materialin, ndërkaq gjykatësi hetues patjetër është dashur që ta evidentojë të njëjtin. Nuk do të kisha dashur që të komentojë paraprakisht, por është fakt se Prokuroria duhet që të merret me këtë pa dallim që lënda është mbaruar. Duhet që të shihet ku janë fshehur institucionet, nëse ajo është në korniza të MPB-së, kush nuk e ka dorëzuar këtë video-material te gjykatësi, nëse gjykatësi nuk e ka dërguar deri në Prokurori, ose vetë Prokuroria nuk e ka dorëzuar në Gjykatë”, thotë Kratovaliev.

Siç theksoi ai, video-materiali, i cili fare nuk është në asnjë procesverbal të seancave për rastin “Fushata”, ka mundur që të nxjerrë të vërtetë tjetër.

Ndryshe, sot janë dëgjuar 35 audioincizime, në të cilat me kërkesë të prokurores Lile Stefanovska, opinioni nuk ka marrë pjesë për shkak të mundësisë së shkeljes së privatësisë. “Tortura” ka të bëjë me mënyrën e privimit nga liria të liderit të “Maqedonisë së Bashkuar” dhe ish ministrit të Mbrojtjes, Lube Boshkovski, më 6 qershor të vitit 211, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare. Në këtë lëndë të akuzuar janë ish shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, ish njeri i parë i njësitit “Alfa”, Ivica Antevski – Puki dhe pesë pjesëtarë të njësitit.

LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TORTURA” 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button