Zaev për BBC: Referendumi është leksion pozitiv për Evropën

Shtëpia që në kohën e Nikolla Gruevskit mori stilin e ‘’Shtëpisë së Bardhë’’ neoklasike, pas më shumë se një viti kjo shtëpi po shërben si vend ku kryeministri Zoran Zaev bën tubime dhe mban takime me burrështetasit perëndimorë të cilët vazhdimisht qëndrojnë në Shkup, kështu e ka përshkruar atmosferën para referendumit mediumi britanik në gjuhën serbe BBC.

”Ju përgjigjem tre deri në pesëmijë mesazheve në ditë, dhe kjo më bën të jem në rrjedha me të gjitha problemet. Unë e di që gjendja në vendin tonë është pozitive’’- tha Zaev në bisedë për BBC, transmeton Portalb.mk

I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse në votim nuk do të del numri i mjaftueshëm si në zgjedhjet paraprake, Zaev dha një përgjigje skeptike lidhur me numrin e votuesve.

”Dilema është nëse do të dalin në votim numër i mjaftueshëm i votuesve, në veçanti nëse në referendum nuk del numri i njëjtë si në zgjedhje”- tha Zaev.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP