Shekerinska: Të dielën hapet thirrja për ekspertë të grupeve negociatore me BE-në

Negociatorja, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në debatin “Roli i shoqërisë civile në procesin e integrimit euro-atlantik të Maqedonisë”, ka njoftuar se të dielën, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev do të hapë thirrjen për pjesëmarrje të ekspertëve në grupin negociator të Maqedonisë me BE-në, transmeton Portalb.mk.

“Ju njoftoj se të dielën kryeministri do të hap thirrje për pjesëmarrje të ekspertëve në grupet negociatore” tha Shekerinska.

Ministrja ka njoftuar gjithashtu se pjesë e ekipit negociator do të jetë edhe një përfaqësues i shoqërisë civile.

“Pjesë e ekipit negociator do të jetë edhe një përfaqësues i sektorit civil. Dhe jo vetëm kjo, në çdo grup punues të ekipit negociator do të ketë nga një përfaqësues i sektorit civil”, tha Shekerinska.

Në debat u vlerësua se sektori civil në tërë procesin integrues euro-atlantik të Maqedonisë do të luajë rol aktiv, duke qenë i zëshëm dhe duke zhvilluar trysni dhe kontroll ndaj institucioneve gjatë realizimit të reformave.

Integrimi në NATO dhe BE i mundshëm, nëse Qeveria bashkëpunon me OJQ-të

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button