Pelenat në banesën ku u evakuuan banorët, kanë qëndruar që nga janari, kur ka ndërruar jetë një plakë 90-vjeçare

Plaka 90-vjeçare e një baneseje në ndërtesën “Skopjanka” në Aerodrom që ka shfrytëzuar pelena ka ndërruar jetë në janar të këtij viti. Për shkak erës së keqe nga pelenat e pambledhura, mbrëmë është evakuuar hyrja e parë e ndërtesës. Banorët që jetojnë aty, gjashtë orë kanë qëndruar jashtë, transmeton Portalb.mk.

Plaka 90-vjeçare ka jetuar me vajzën e saj 65-vjeçare, e cila mund të lëvizë dhe nuk përdor pelena për kryerjen e nevojës. Një ekip i Qendrës komunale për punë sociale – Shkup edhe sot gjendet në banesën me pelena që të konfirmojë se a u nevojitet dhe çfarë ndihme u nevojitet banesorve.

“Ekipi prej mbrëmë konfirmoi se plaka 90-vjeçare, e cila ka shfrytëzuar pelena ka ndërruar jetë në janar. Tani po punohet për t’u konfirmuar se pse kanë qëndruar aq gjatë pelenat në banesë. Bëhet fjalë për grua të siguruar, me banesë dhe shfrytëzues të pensionit, nuk është kategori i rrezikuar, ndërsa edhe vetë ka vajzë, e cila ka obligim të kujdeset për të. Te ajo tani është ekipi i ri i Qendrës për Punë Sociale që do të bisedojë me 65-vjeçaren, dhe vajzës së saj do t’i shpjegohet se ka detyrim të kujdeset për nënën”, thuhet në njoftimin e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale.

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thonë se në pajtim me ligjin për mbrojtje sociale, Qendra për Punë Sociale nuk ka kompetenca të veprojë sepse vajza e ka për obligim të kujdeset për nënën e saj për gjendjen shëndetësore dhe mbajtjen e higjienës së banesë.

Era e pakëndshme e pelenave është shkaku i evakuimit të banorëve në Aerodrom

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button