Euro-deputeti Van Balen mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO

Ministri pa Portofol për përmirësimin e klimës së investimeve për ndërmarrjet vendase Zoran Shapuriq nga Partia Liberale e Maqedonisë,  ka realizuar takim me euro-deputetin dhe kryetarin e partisë ALDE, Hans Van Balen. Siç njoftojnë nga kabineti i Shapuriqit, temë e takimit me Balen përveç çështjeve ekonomike, kanë biseduar dhe për referendumin.

Euro-deputeti Van Balen ka përcjellë përgëzime deri te Qeveria e Maqedonisë për rritjet e përshpejtuar në sferën e ekonomisë, sipas tij Maqedonia aktualisht ofron kushtet më të përshtatshme për investitorët e vendit dhe ata të huajt, transmeton portalb.mk.

‘’Për herë të parë në Maqedoni ekzistojnë kushte të përshtatshme për investitorë e vendit dhe të huaj, është shprehur’’ – euro-deputeti Van Balen.

Ministri pa Portofol Zoran Shapuriq, ka njoftuar euro-deputetin Balen për aktivitetet që janë ndërmarrë për përmasimin e klimës së biznesit në vend në kuadër të ministrisë, duke përmendur mbledhjet me Odat Ekonomike të Maqedonisë, pjesëmarrje në përgaditjen dhe miratim të ligjit për përkrahje financiare të investimeve.

Van Balen duke komentuar mbajtjen e referendumit ka thënë se anëtarësimi i plotë i Maqedonisë në NATO, do t’ia hap të gjitha dyert vendit dhe në veçanti do ti sjell përfitime ekonomike, që do ti përmirësojnë kushtet e qytetarëve. Ai u shpreh optimist, duke theksuar se pret që qytetarët njëzëri më 30 shtatorë ti thonë po anëtarësimit në BE dhe NATO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button