Deputetët e VMRO-DPMNE-së në Facebook filluan të deklarohen se nuk do të votojnë në referendum

Deri më tani dhjetëra deputetë të VMRO-DPMNE-së në profilet e tyre zyrtare në rrjetin social Facebook janë deklaruar se nuk do të votojnë për ndryshimet kushtetuese që parashihen me Marrëveshjen me Greqinë dhe ndryshim të emrit të shtetit në Republika e Maqedonisë së Veriut. Nuk është e qartë pse kështu menjëherë kanë VMRO-DPMNE ka filluar që ta tregojë qëndrimin në lidhje me ndyrhshimet kushtetuese në Republikën e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Nëpërmjet Facebookut deri më tani deklarata të tilla kanë publikuar Dafina Stojanovska, Zoran Iloski, Eilia Aleksandrova, Dimitar Stevananxhija, Ane Lashkoska, Pavlinka Çestojnova, Nikolla Micevski, Magdalena Manaskova, Trajçe Dimkov, Liljana Zaturoska, Liljana Kuzmanovska, Vasil Pishev, Vllatko Gjorçev.

“Unë Ane Lashkoska, si kandidat për deputet i VMRO-DPMNE-së e kërkova mbështetjen tuaj në zgjedhjet parlamentare në vitet 2011, 2014 dhe 2016. Dhe atëherë, dhe tani them se nuk pajtohem dhe nuk do t’i përkrah ndryshimet kushtetuese në shtet e qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues Republika e Maqedonisë. Nuk do të jem deputet, por para se gjithash njeri, qytetar i Maqedonisë, i cili do të pajtohet ta fshijë të kaluarën e shtetit të vet, ta fshijë veprën e paraardhësve tanë dhe të pajtohem që ta sigurojë të ardhmen e gjeneratave të reja pa të kaluar. Na parashtrojnë pyetje që nuk meriton përgjigje! Atdheu është i shenjtë! Unë e mbaj në Zemër! Qoftë e përjetshme Maqedonia”, shkruan Leshkoska.

VMRO-DPMNE dhe koalicioni kanë 48 deputetë. Nga koaliconi disa deputetë të partive tjera janë deklaruar se i përkrahin politikat e shumicës në Kuvend – Panço Minov, Stojan illanov, Lupço Dimovski, Vlladanka Aviroviq, Zekir Ramçillov, Amdi Bajram, Çedomir Sazdovski dhe Jusuf Hasani.

Tanimë gjatë kohë spekulohet se 11 deputetë të VMRO-DPMNE-së në dhjetor do të votojnë “për” ndryshimet kushtetuese. Për ndryshim të Kushtetutës janë të nevojshme 2/3 e numrit të përgjithshëm të deputetëve, gjegjësisht 81 vota.

Nuk do të votojnë për ndryshimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë, ka shkruar Vlladimir Gjorçev, deputeti i VMRO-DPMNE-së, në profilin e tij në Facebook.

“Maqedonia është ideali im dhe dashuri e përjetshme. Ajo është emocion dhe kauzë që nuk kalon. Qëndrimi i popullit dhe votuesve është i qartë, janë kundër ndryshimeve kushtetuese për ndërrimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë”, ka shkruar Gjorçev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button