18 OJQ shqiptare ftojnë që në referendumin e 30 shtatorit të votohet “për” (FOTO+VIDEO)

18 organizata joqeveritare (OJQ) shqiptare nëpërmjet një konference për media, të mbajtur sot në Shkup kanë deklaruar se e mbështetin referendumin, me çka kanë ftuar qytetarët shqiptarë që të votojnë “për”, raporton Portalb.mk. Përveç prononcimit “për”, këto OJQ nuk do të realizojnë aktivitete shtesë për fushatën e referendumit.

Drenusha Grazhdani

“Nëpërmjet kësaj deklarate mbështesim fuqishëm referendumin e 30 shtatorit për anëtarësimin e Maqedonisë në strukturat euro-atlantike. Integrimi i Maqedonisë në strukturat euro-atlantike dhe në asociacionet e ndryshme ndërkombëtare, janë një e arritur e madhe e cila do të realizohet vetëm nëpërmjet të deklarimit “për” këtyre ndryshimeve, duke përforcuar dhe çimentuar sigurinë e Republikës së Maqedonisë dhe paqen në rajon”, tha Drenusha Grazhdani nga Instituti për Hulumtim dhe Zhvillim Demokratik.

Ata thanë se duhet të votohet “për” në referendum pasi që ka përfitime të mëdha për Maqedoninë.

“Deklarimi “PËR” në referendum, me mbështetjen e SHBA-ve dhe BE-së, do të mundësojë dhe stimulojë ndryshime dhe avancime të mëtutjeshme në të gjitha segmentet në institucionet e kulturës etj., do të intensifikojë luftën e mëtutjeshme kundër korrupsionit dhe devijimeve tjera në shoqëri, do të garantojë standarde më të larta jetësore, hapjen e vendeve të reja të punës, perspektivë më të qartë për gjithë qytetarët e vendit dhe më shumë përfitime tjera”, thanë në konferencën e sotme për shtyp të mbajtur në Urën e Gurit të Shkupit.

Ata gjithashtu kanë ftuar qytetarët edhe organizatat tjera që të bëhen pjesë e tyre dhe më 30 shtator të gjithë së bashku “të festojmë duke votuar për”.

Në grupin e 18 OJQ-ve shqiptare mbështetëse të referendumit janë: Instituti për Studime Politike Ndërkombëtare – Ylber Sela, Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional – Muhamed Murtezi Qendra për Afirmimin e Kulturës dhe Botimeve “Shkupi” – Azam Dauti, Forumi Rinor Shqiptar – Ariton Rama, Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë – Nuhi Dardhishta, Shoqata e Botuesve Shqiptarë – Abdilmexhit Saliu, Forumi Rinor Islam – Fisnikn Shabani, Qendra për Hulumtime Bashkëkohore – Qashif Bakiu, Instituti për zhvillim demokratik dhe hulumtim – Drenusha Grazhdani, Asociacioni për Afirmimin e Gruas – Ajgyl Sulejman, Shoqata “Acta Non Verba” – Skender Asani, Asociacioni muzikor “Muza” – Blerim Grubi, Shoqata për art dhe kulturë A-3 – Mixhait Pollozhani, Organizata Humanitare “Kalliri i Mirësisë” – Rufat Sherifi, SH.A.F.M. DRAUDACUM – Reshat Ameti, Shoqata e invalidëve të punës – Ismet Mustafa, Shoqata e zjarrfikësve “Bajram Miftari” – Nuredin Mustafa dhe Shoqata “Sofra Gjakovare” – Mazllam Ymerhalili.

LEXO: Me gazeta, video-spote, debate, takime – OJQ-të do t’i informojnë qytetarët për referendumin

Përndryshe, edhe 11 organizata të tjera joqeveritare në mënyrë të organizuar, me gazeta, video-spote, debate, takime janë duke zhvilluar fushatë informativ për referendumin e 30 shtatorit. Bëhet fjalë për OJQ-të: Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në RM, Eurothink – Qendra për Strategji Evropiane, OJQ Infoqendër, Forumi Rinor Arsimor (FRA ose MOF), Civil – Qendra për Liri, ESE – Shoqata për Emancipim, Solidaritet dhe Barazi të Grave, Koalicioni Rural, Asociacioni për Edukim dhe Hulumtim Shëndetësor – HERA dhe Qendra për Arte Moderne.

LEXO: Fushata e referendumit, në Shkup vendoset edhe “Shtëpia e ardhmërisë” (FOTO)
LEXO: Me gazeta, video-spote, debate, takime – OJQ-të do t’i informojnë qytetarët për referendumin

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP