Hani i dy vёllezёrve tё katundit Veshallё

Merxhan Jakupi

Njё pasdite muaji gusht 2018, me vёllain tim me makinё u ngjitёm rrugёs drejt fshatrave tё Malsisё sё Sharrit. Rrezet e diellit shkёlqenin. Rrugёs nga xhamat e makinёs vёshtronim arat, malet dhe bjeshkёt e larta me gjelbёrim dhe perlat e bukura qё tё magjepsin dhe fashiononin. Pasi kaluam fshatin Shipkovicё pёrballё dukeshin akoma gjurmat dhe linja e xhades sё Serbisё sё parё. Nё fillim tё viteve 30, nё periudhёn e mbreterisё jugosllave kishte filluar ndёrtimi i rrugёs automobilistike, destinacioni Tetovё-Prizren. Rruga qё lidhte dy qytete shqiptare nuk ishte pёr lidhjen e kёtyre trevave dhe pёrmirёsimin e infrastrukturёs sё kёtyre fshatrave, por kryeministri Nikolla Pashiq me fillimin e reformave agrare dhe elaborimin e Cubrolloviqit bёri uzurpimin e pronave dhe tokave shqiptare. Ata sollёn kolonёt nga Bosnja dhe Serbia nё trojet etnikisht tё pastra shqiptare. Ndёrtimi i rrugёs automobistike Tetovё-Prizren kishte pёr qёllim tё sjellin kolonёt nga Serbia dhe Bosnja. Mё fillimin e luftёs sё dytё botёrore ky projekt mbeti i papёrfunduar. Rruga automobilistike dhe nё periudhёn e Titos mbeti e parealizuar. Akoma dhe sot ky projekt ka ngelur nё margjinё. Nё konfliktin e armatosur mё 2001 kёto fshatra kontribuan dhe bartёn peshёn mё tё rёndё. Rezistencёn dhe luftёn mё tё madhe ushtria çlirimtare e bёri nё kёtё zonё. Komandanti  UÇK Ali Ahmeti, falenderojё banorё tё kёtyre fshatrave pёr heroizmin dhe sakrificёn qё kanё bёrё si dhe u kishte premtuar ndёrtimin e rrugёs automobistike Tetovё-Prizren. Pas mbarimit tё luftёs, komandanti kishte thёnё   se rruga automobilistike Tetovё-Prizren do tё jetё projekti mё madhёshtor dhe dinjitoz qё do tё lidhё fshatrat e Malsisё sё Sharrit me fshatrat e Opojёs. Ky partizan dehumanist dhe fetishist nuk e ngriti kurrё zёrin. Shkeli besёn qё kishte dhёnё. Shkeli etikёn humane dhe hyjnore ndaj kёtyre fshatarёve tё varfёr dhe tё vuajtur. Mё kujtohen bisedat e pleqve nё fёmijёri duke thёnё mё mirё tё ishte serbi i parё sё paku do tё na sillte xhaden qё ishte nё pёrfundim. Rruga qё lidh Tetovё – Prizren ёshtё e shёnuar nё hartё. Nё kёtё rrugё kanё kaluar karvanё me kuaj mushka mallra qё kanё lidhur tre qytete tregtare tё vilajeteve shqiptare Shkup-Prizren-Shkodёr. Kёta fshatra kanё qenё tё lidhur me qytetin e Prizrenit. Ata shkonin nё pazare para dasmave pёr tё blerё pajёn dhe kishin lidhje martesore mes banorёve tё fshatrave tё Opojёs. Mes rrugёs Tetovё-Prizren, shekuj me radhё si stacion ka qenё fshati Veshallё. Shumica e udhёtarёve dhe karvanet kanё pushuar dhe kanё fjetur nё bujtina dhe hane tё kёtij fshati. Ky fshat ka pasur mbi 5 mullinj dhe tre hane. Hani kryesor qё lidhte rrugёn kryesore pёr nё Prizren ishte hani i dy vёllezёrve Mersin dhe Merxhan. Unё jam pagёzuar dhe kam trashёguar emrin e gjyshit tim Merxhani. Pas shpёrbёrjes sё Perandorisё Osmane, nga veteranёt e fundit janё kthyer dhe tre Qaush. Nё hyrje tё fshatit Veshallё, afёr kroit ishte pllaka pёrkujtimore dhe emrat e dёshmorёve tё rёnё nё luftёn nacionalçlirimtare tё Jugosllavisё. Shumё tё rinj nga kёto fshatra  ishin rekrutuar nga ushtria nacionalçlirimtare jugosllave. Kёta malsorё tё rinj u dёrguan nё frontin e Sremit. Disa ishin vrarё nё betejat  dhe nё frontin e Sremit kurse shumica u masakruan nё Tivar nga komploti dhe kurthi i forcave partizane-çetnike. Njё nga kёta, viktimё ishte xhaxhai im Jakup Jakupi, qё figuronte nё pllakёn pёrkujtimore. Pranё pllakёs gjendej varri mё pllakё tё mermertё. Nё pllakё ishte gdhendur emri ‘Hajdar Baba’. Sipas mitologjisё thuhej se Hajdar Baba ishte nga tё parёt qё kishte ardhur nё kёtё fshat dhe kishte vёnё gurthemelet e kёtij fshati. Versioni i dytё dhe qё duket mё burimor dhe i saktё ёshtё se ky varr ёshtё varri  i njё mistiku, sufisti. Sipas legjendёs thuhet  se tre dervishё mistikё misionarё ishin nisur pёr nё Prizren. Njёri nga kёta ishte ndalur nё kёtё fshat. Sipas legjendёs dhe mitologjisё ky sufist dhe mistik ishte martuar me njё vajzё krishtere pasi familja e vajzёs  dhe disa familje ishin konvertuar dhe kishin pranuar islamin.

“Lugina e parajsёs sime”

Blegtori i vetёm nё kёtё fshat ёshtё Bajram Jakupi, djali i xhaxhait tim. Pas 30 vite pune nё Zvicёr ai vendosi tё kthehet para pensionit. Duke u ngjitur bjeshkёve me njё xhip rrugёs Bajrami rrёfente se mё sё shumti mё ka ndjellё nostalgjia. Kam jetuar dy jetё. Me instikt dhe trup kam punuar dhe jetuar nё Zvicёr, kurse me shpirt kam qenё çdo herё nё vendlindje nё kёto male perla dhe bjeshkё tё bukura. Nё rini si bari duke kullotur delet,  tёrё jetёn kam qenё i pasionuar dhe inspiruar ndaj bagёtive, i kam dashur kafshёt qё nё fёmijёri. Nё fund vendosa ta rikthej njё copё tё sё kaluarёs qё mё ka ngacmuar çdo herё nё jetё. Nё fund e plotёsova dёshirёn time, tha duke thithur cigaren me njё buzёqeshje. Dhjetra vite mё parё, ka pasur nё kёta dy fshatra Veshallё dhe Bozovcё deri 10000 dele. Kёta fshatarё bёnin jetё nomade, rrёfente Bajrami. Nё pranverё me bagёtitё dilnin nё stane, dhe nё vjeshtё zbrisnin. Tё gjithё arat dhe bjeshkёt kishin gjallёri. Dёgjoheshin lart tingujt e zileve tё deleve dhe blegёrima e qingjave. Bajrami tregonte se rrallё shkoj nё qytet. Nuk mё pёlqen jeta urbane, ku zhurma, pluhuri ajri i ndotur mё zёnё frymёn. Nё njё rrafshnaltё qё quhet ‘Nerzin’ , afёr njё kroi, unё, vёllai im Sherifi dhe nikoqiri djali i xhaxhait Bajrami ishim duke ngrёnё mish qingji tё pjekur, kos dhe djath sharri qё tё shkrihej nё gojё dhe pirё ujё tё ftohtё qё dhёmbёt t’i mpinte. Pas ushqimit vazhduam dhe u ngjitёm bjeshkёve. Pas pak arritёm tek ‘Lugu i madh’. Nё moment mё kaplojё njё ankth nga euforia dhe emocionet. Gjysёm shekulli kishim kaluar nё kёtё luginё, kisha kaluar njё pjesё tё fёmijёrisё, ishte parajsa ime. Akoma nёn gёrmadha gjindeshin themelet e stanit. Nё tё djathtё afёr stanit, ishte po ai shkёmb qё disa herё kam parё nё ёndёrr. Ky shkёmb ishte tempulli im, ku nё fёmijёri lutesha me shokё e mi. Pas stanit disa metra mё lart ishte pёrroi i Lumёs. Çdo herё mё kujtohej kur shtrihesha nё shtrat mё zinte gjumi dukё dёgjuar oshtimёn monotone tё valёve tё pёrroit. Iu afrova pёrroit, uji i ftohtё mё dukej si kristal. Asgjё nuk kishte ndryshuar. Pas njё shkёmbi tё vogёl ishte pusi i vogёl. Nё mёngjes pasi milnin delet, nёna ime mbushte gjimat me qumёsht dhe i fuste nё kёtё bunar pёr t’i ftohur. Unё rrallё pёrlotem. Disa pika loti mё rrёshqitёn nga faqet. Po nё kёtё shkёmb, nё fёmijёri mё tregonte nёna ime, duke luajtur me motrat se kishte shumё nostalgji. Nёna mё rrefente, se tek ky shkёmb e veshur me nalle, hipur mbi shkёmb u zgjatesha duke pritur babain ose xhaxhain duke dalё nga gryka e rrugicёs me kuaj tё ngarkuar, qё vinin nga qyteti ditёn e pazarit. Pёrballё na ndante megjia e arёs sё fqinjit dhe dushku i madh. Mё kujtohet ulur nёn hijen e dushkut, babai im i ndjerё me kojshiun qё ishte burrё shtatlartё tipik malёsor duke dredhur cigaren, i tha babit tim se  nёn kёtё dushk mё ka lindur nёna. Nёna mё tregonte se tё gjithё kishin shkuar nёpёr ara tё punonin, nё stane, nuk kishte asnjё grua ose plakё. Pas lindjes erdhe nё jetё, mora ta preva kёrthizёn me gёrshёrёt qё qethnim delet. Mё pas tё kam larё te pёrroi dhe nё mbrёmje kam pёrgatitur darkёn. Pastaj i tha babait tim, sikur tё mos kisha asnjё dele, nё fund do tё dilja nё stan vetёm me njё gjel. Nё kolumnat dhe artikujt kam shkruar dhe mё parё pёr fshatrat e Malsisё sё Sharrit, traditat, jetёn e egёr. Disa miq dhe lexues, mё kanё thёnё se je identik malsor. Unё dhe vёllai im nuk kemi lindur nё kёtё fshat, por jemi shpirtёrisht tё lidhur me fshatarёt dhe vendlindjen e prindёrve dhe gjyshёrve tanё. Vёllai im ёshtё pronar i njё firme ku shumicёn e personelit e ka nga ky fshat.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP