Në Gjykatën Penale sot mbahen katër seancë të lëndëve të Prokurorisë Speciale

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen katër seancë për lëndët e Prokurorisë Speciale – “Tortura”, “Tanku” në të cilën gjykohet Gordana Jankulloska në procedurë të ndarë, “Titanik” dhe “Titanik 3”, njofton Portalb.mk.

Në lëndën “Tortura” duhet që të dëgjohen 35 audioincizime, në të cilat me kërkesë të prokurores Lile Stefanovska, opinioni do të shkyçet për shkak të mundësisë së shkeljes së privatësisë. “Tortura” ka të bëjë me mënyrën e privimit nga liria të liderit të “Maqedonisë së Bashkuar” dhe ish ministrit të Mbrojtjes, Lube Boshkovski, më 6 qershor të vitit 211, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare. Në këtë lëndë të akuzuar janë ish shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, ish njeri i parë i njësitit “Alfa”, Ivica Antevski – Puki dhe pesë pjesëtarë të njësitit.

Në Gjykatën Penale duhet që të vazhdojë edhe gjykimi i ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska në procedurë të ndarë për rastin “Tanku”.

LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TORTURA” 

Në seancat paraprake janë dëgjuar dëshmitarë, të cilët në njëfarë mënyre janë përfshirë në furnizimin publik të veturës së blinduar “Merecedes’’ me vlerë prej 600.000 eurove në vitin 2012. Në pjesën tjetër të lëndës, janë dënuar si nxitës për kryerjen e veprës penale, ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski dhe ish ndihmës ministri i MPB-së, Gjoko Popovski me gjashtë vjet e gjashtë muaj.

LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TANKU” 

Duhet të vazhdojë edhe gjykimi për lëndën “Titanik”. Seanca e kaluar u anulua pasi që ka qenë i sëmurë i akuzuari Mamrtin Protugjer. Në “Titanik” të akuzuar janë ish kryeministri, Nikolla Gruevski dhe ish funksionarët Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska-Boshkovski, por edhe Ilija Dimovski, unir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Gragçeski, Marjan Nakevski, Goce Gocevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska. Ata janë të dyshuar për shoqërim kriminal, shkelje të së drejtës së votës, shkelje lirisë së përcaktimit të votuesve, blerje të votave, shkatërrim të materialit zgjehdor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës në vitin 2012.

LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TITANIK” 

Në “Titanik 3”, të akuzuar janë ish deputeti i BDI-së, Ejup Alimi dhe Ismet Guri për parregullsi zgjedhore në Çair.

LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TITANIK 3

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button