Kryeparlamentari Xhaferi: Të rinjtë masivisht do të deklarohen “për” në referendum

Në Kuvendin e Maqedonisë, Talat Xhaferi duke folur për politikat e të rinjve, ka shprehur bindjen se të rinjtë e Maqedonisë do të votojnë “për” në referendum, transmeton Portalb.mk.

“Ne jemi para një momenti historik, ku më 30 shtator kemi referendum ku qytetarët duhet të votojnë se a janë për Maqedoni evropiane. Unë jam i bindur se të rinjtë, ata që kanë të drejtë vote, pavarësisht përkatësisë etnike, masive do të deklarohen “për” referendumin, dhe me këtë për përkatësimin tonë strategjik, anëtarësimin e tërësishëm në NATO dhe BE. Respektivisht do të deklarohen për ardhmëri më të mirë, por edhe për hapjen e dyerve për të fituar njohuri dhe aftësi të reja”, tha Xhaferi.

LEXO: Kuvendi i Maqedonisë, deri në fund të 2019-s do të miratohet ligji i të rinjve

Kryeparlamentari Xhaferi gjithashtu ka njoftuar se deri në fund të vitit do të miratohet edhe ligji i të rinjve i cili është duke u përpiluar nga klubi për çështje rinore.

Përndryshe, më 10 shtator zyrtarisht filloi fushata për referendumin, bartës i të cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në fushatën e Kuvendit do të kyçen 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së.

Referendumi do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button