Kuvendi i Maqedonisë, deri në fund të 2019-s do të miratohet ligji i të rinjve

Në konferencën ku po zhvillohet dialogu në nivel të lartë për pjesmarrje të të rinjve në politikbërje dhe politika rinore me deputetë të Ballkanit Perëndimor, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi njoftoi se deri në fund të vitit 2018 do të miratohet ligji i të rinjve, transmeton Portalb.mk.

“Një çështje kryesore ku përmenden të rinjtë është punësimi, kjo është pyetje e cila ka më shumë sfera si ekonomike, sociale dhe arsimore. Arsimi është njëra nga çështjet kryesore kur bëhet fjalë për të rinjtë. Para një viti në Kuvendin e Maqedonisë është formuar klubi për çështje rinore dhe politika në të cilën marrin pjesë të rinjtë nga partitë edhe pse bëhet fjalë për klub që vepron në mënyrë joformale, por që ka rezultate. Për shembull është formuar grup punues për përpilimin e ligjit për të rinjtë. Ky grup përbëhet nga katër nëngrupe me përfaqësues nga partitë, qeveria, organizatat joqeveritare. Pritet që ky ligj deri në fund të vitit të hyjë në seancë qeveritare”, tha Xhaferi.

Ai gjithashtu ka shprehur bindjen se të rinjtë do të votojnë “për” në referendum.

Kryeparlamentari Xhaferi: Të rinjtë masivisht do të deklarohen “për” në referendum

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button