Ministri i jashtëm serb: “Bota do ta respektojë qëndrimin e Serbisë kundër Ushtrisë së Kosovës”

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, sot ka shfaqur besimin se bashkësia ndërkombëtare do ta respektojë qëndrimin e Serbisë kundër shndërrimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, transmeton Koha.net.

“Në veçanti vlerësojmë garancitë që na i ka dhënë NATO se FSK-ja nuk do të ketë qasje në veri pa pëlqimin KFOR-it”, ka thënë Daçiqi, përcjell rtv.

Ai ka shtuar se Beogradi e Prishtina munden të merren vesh rreth zgjidhjes. Sipas tij, të gjithë do ta përtharin marrëveshjen edhe nëse ajo nuk përfshin ndryshimin e kufijve.

“Nuk bëhet fjalë për ndryshimin e kufijve, por edhe Franca, SHBA-ja, Rusia e BE-ja, Italia e Austria pajtohen që t’i jepet rasti kompromisit dhe se nuk mendoj se çështja zgjidhet nëse Serbia duhet doemos ta njohë Kosovën”, ka thënë Daçiqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button