Femra, cilat gjëra ju bëjnë të dukeni keq, e cilat mirë?

Gjatë 50 viteve të fundit, feminizmi dhe interneti kanë vendosur standarde të reja për takimet e dashurisë. Dhe, derisa shumë gjëra ndryshojnë, disa rregulla vazhdojnë të mbesin të pandryshuara.

Në vijim keni disa rregulla të cilat asnjëherë nuk dalin nga moda.

1. Dukuni sa më mirë që mundeni. Atraktiviteti është gjëja kyçe. Të gjithëve na tërheq pamja e bukur.

2. Vetëbesimi është mirë. Meshkujt nuk mund t’ju rezistojnë femrave të cilat  janë përplot vetëbesim. Jini të qeshur, dëgjoni me kujdes dhe flisni ngadalë. Sjellja e tillë do ta maskojë shqetësimin dhe do ta rrisë vetëbesimin.

3. Era e keqe e gojës është e papranueshme. Asgjë nuk i prish shanset për puthje më shumë se sa era e keqe e gojës. Shkoni rregullisht në dentist, lajini dhëmbët me rregull dhe çdoherë mbani çamçakëz me vete.

4. Respektojeni kohën. Mund të ndodh që ai të vonohet vetëm për të lënë përshtypje më dramatike kur të vijë. Vonesa për më shumë se 10 minuta është e papranueshme. Sipas asaj se sa personi e vlerëson kohën, mund të shihni se sa do t’ju vlerësoj edhe ju.

5. Xhentëlmeni e paguan llogarinë. Sado  që diskutohet kjo temë, përgjigjja është gatisë çdoherë e njejtë. Nëse është xhentëlmen, do ta paguajë llogarinë. Në qoftë se nuk ofrohet për ta paguar, kjo nuk do të thotë se është njeri i keq, por ndoshta nuk ka mjaftueshëm eksperiencë.

6. Mos i harroni sjelljet e mira. Përdorini fjalët “të lutem” dhe “falemnderit”. Sjelljet e mira asnjëherë nuk dalin nga moda!

7. Kini kujdes gjuhën e trupit. Mos luani me flokët apo me veshjen. Kjo është shenjë e pasigurisë dhe shqetësimit. Vetëm një e treta e komunikimit është verbale, pjesa tjetër e përbën komunikimin trupor.

8. Mos gënjeni. Mos përdorni situata dramatike dhe mundohuni që të mos gënjeni gjatë takimit.

9. Përdorini thirrjet telefonike. Teknologjia moderne mundëson lloje të ndryshme të komunikimit. Por, sado të mëdha që janë përfitimet e rrjeteve sociale, mënyra më e mirë për të qenë në kontakt është telefoni./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button