Tetovë, u promovua libri ”Nyjet multietnike maqedonase – beteja për një ose më tepër shoqëri”

Në Universitetin e Tetovës sot u bë promovimi i librit “Nyjet multietnike maqedonase – beteja për një ose më tepër shoqëri” i autorit Petar Atanasov, aktualisht  zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës i Republikës së Maqedonisë. Ky libër është rezultat i punës shumëvjeçare hulumtuese në lëmin e sociologjisë, etnicitetit, grupeve etnike dhe modeleve multikulturore të bashkekzistimit, më së shpeshti për rastin e Republikës së Maqedonisë. 

Prorektori i Universitetit të Tetovës, Arbër Çeliku në fjalimin e tij theksoi se tema që është trajtuar nga autori është aktuale dhe se i pështatet Maqedonisë si vend i theksuar shumetnik, transmeton Portalb.com.

“Në vendin tonë për shekuj me radhë kanë jetuar bashkërisht maqedonasit, shqiptarët, turqit, serbët, bullgarët, romët, vllahët. Ne vërtet flasim gjuhë të ndryshme, mbase edhe kemi kultivuar nuanca të ndryshme kulturore dhe jetësore, por në thelb, ndajmë një korpus të përbashkët vlerash njerëzore, të cilin vetëm se, në rrethanat e sotme të kthesave historike për të gjithë ne, mund të avancojmë edhe më tepër në aleancën e madhe të qytetërimit, shkencës, dashurisë, paqes dhe tolerancës, e cila njihet me emërtimin shoqëri perëndimore” – tha Çeliku.

FOTO- Nga promovimi ”Nyjet multietnike maqedonase – beteja për një ose më tepër shoqëri”

Sipas autori Petar Atanasov libri ka të bëj me përkujtimin e argumenteve të modelit maqedonas të multikulturalizmit, si dhe atë çfar ka ndodhur pas Marrëveshjes së Ohrit.

“Në këtë drejtim është bërë një përzgjedhje punimesh të publikuara në dekadën e kaluar, të lidhura me elementet kryesore të modelit, me kontestualizimin e tyre dhe theksimin e vështirësive si dhe zgjedhjet eventuale për ardhmërinë e shoqërisë. Ato janë shkrime të cilat në detaje tregojnë se ç’ndodhte pas Marrëveshjes së Ohrit, probleme të ndërlidhura me modelin multietnik maqedonas, me faktorët që ndikojnë në dezintegrimin shoqëror, raportet me të dhëna për përkatësinë e identitetit kombëtar dhe kulturor, për mundësitë që në Maqedoni të ndërtohet demokraci multietnike” – është shprehur Atanasov.

Për librin në fjalë fjalim mbajtën dhe promotorët Gjylsereme Kasapi dhe Rubin Zeman. Sipas tyre libri vjen në kohën kur në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë janë duke u rishikuar çështje që ndërlidhen me interesat e bashkësive, në këtë rast përdorimi i gjuhëve.

Libri “Nyjet multietnike maqedonase – beteja për një ose më tepër shoqëri” është botuar në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze.

Nga promovimi ''Nyjet multietnike maqedonase - beteja për një ose më tepër shoqëri''
FOTO- Nga promovimi ”Nyjet multietnike maqedonase – beteja për një ose më tepër shoqëri”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button