Hulumtim në SHBA, edukimi fetar i bën të rinjtë më të lumtur

 Një hulumtim i zhvilluar në SHBA tregon se fëmijët dhe të rinjtë që janë rritur, edukuar duke kryer adhurimet janë fizikisht dhe mentalisht më të shëndetshëm në moshat e mëpasshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në hulumtimin e zhvilluar nga Shkolla e Shëndetit Publik Harward T.H. Chan, i publikuar në revistën American Journal of Epidemiology, bëhet e ditur se shkencëtarët kanë vëzhguar zhvillimin fizik dhe mendor deri në moshën 20 vjeç për 5.000 persona të grupmoshës 8-14 vjeç të cilët vetë personalisht apo me familjet e tyre kanë marrë pjesë në ceremonitë fetare.

Si rezultat i hulumtimit fëmijët ose të rinjtë që kanë marrë pjesë të paktën një herë në javë në aktivitete fetare, kur kanë arritur në moshën 20 vjeç kanë rezultuar më të lumtur me 18 për qind më shumë se personat që nuk kanë marrë pjesë asnjëherë në ritet fetare.

– Marrin pjesë në punime vullnetare, qëndrojnë larg drogës

Në të njëjtën mënyrë fëmijët ose të rinjtë që kanë marrë pjesë në aktivitete fetare tregon se në moshën 20 vjeçare ato kanë një pjesëmarrje me 30 për qind më shumë në punimet vullnetare dhe me 33 për qind më pak tendenca për përdorimin e drogës.

Në studim u zbulua se ata që adhurojnë ose meditojnë çdo ditë janë më të kënaqur, udhëheqin ndjenjat e tyre më mirë dhe janë më falës në krahasim me ata që nuk kanë kryer asnjëherë adhurim ose meditim.

Shkrimtarja e punimit, Ying Chen tha se gjetjet janë shumë të rëndësishme për të kuptuar sjelljet dhe familjen e shëndetshme. “Ky studim tregon se edukimi fetar i fëmijëve ka një ndikim të madh në sjelljen shëndetësore, shëndetin mendor, të qenit të lumtur dhe mirëqenien e përgjithshme”, tha ajo.

Gjithashtu është vënë re se shumica e pjesëmarrësve ishin të bardhë, gra dhe me status të lartë social ekonomik dhe se duhet të zhvillohen vëzhgime mbi më shumë shtresa të ndryshme që kanë karakteristika të tjera demografike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button