Bulevardi “Bllagoja Toska” për këtë dimër s’do të jetë gati, vazhdon të përdoret për parking (FOTO)

Bulevardi “Bllagoja Toska”, sipas të gjitha gjasave nuk do të hapet në afatin e paralajmëruar – deri në fund të vitit, kështu që deri atëherë, ky vend do të vazhdojë të shfrytëzohet nga qytetarët si vend-parkim, shkruan Portalb.mk.

Edhe pse kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi premtuar se bulevardi “Bllagoja Toska”, do të hapet deri në fund të vitit, megjithatë sipas realizimit të punës në terren, një gjë e tillë nuk është e mundur.

Edhe nga Komuna konfirmojnë se punimet nuk kanë filluar, pasi që ende nuk ka përfunduar eksproprijimi i të njëjtës.

“Projekti për bulevardin Bllagoja Tokska është i tenderuar, por deri në momentin që nuk realizohet eksproprijimi nuk mund të vazhdohet me punime tjera”, thonë për Portalb.mk, nga Sektori për Rrugë dhe Tokë Ndërtimore të Komunës së Tetovës.

Sipas punimeve që shihet në terren, para një muaji janë rrënuar vetëm dy shtëpi dhe duhet që të rrënohen edhe 17 të tjera, ndërkaq punimet për hapjen ende nuk kanë filluar.

Hapja e bulevardit “Bllagoja Toska“ do ta lehtësonte komunikacion në qendër të qytetit që vazhdon të jetë i ngarkuar.

LEXO: Tetovë, hapja bulevardit “Bllagoja Toska” do të rrënojë disa shtëpi
LEXO: Tetovë, vendi ku duhet të ndërtohet bulevardi “Blagoja Toska”, është shndërruar në parking (FOTO+VIDEO)

Me Planin Gjeneral Urbanistik për qytetin e Tetovës, janë paraparë 4 bulevarde kryesore, të cilët janë: bul. “Liria” (M.Tito), “Ilindenit”, “B.Toska” dhe “V.S. Bato” (Industriale), prej të cilave asnjëra nuk është e ndërtuar tërësisht. Deri në vitin 2009-të, janë bërë investime kapitale në ndërtimin dhe zgjerimin e bulevardeve dhe rrugëve të reja në rajonin qendror të qytetit të Tetovës si p.sh. zgjerimi dhe ndërtimi i bulevardit të “Ilindenit”, janë ndërtuar disa rrethrrotullime, depërtimi i bulevardit “Iliria”, kurse në periudhën 2009-2013 është depërtuar rruga “B.Kidriç” te posta prej bul. “Ilindenit”, janë ndërtuar disa rrethrrotullime si ajo te bul. “Iliria” me rr. “Jane Sandanski”, që e kanë lehtësuar qarkullimin e automjeteve në pjesën qendrore të qytetit të Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button