“Dialogu me partnerët strategjik i rëndësishëm për reformat”

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, priti në një takim anëtarët e Komitetit të Përzier Parlamentar, të cilët po qëndrojnë në Maqedoni me rastin e Takimit të 15-të të Komitetit të Përzier Parlamentar – Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian, mikpritës i të cilit është Kuvendi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kabineti i kryeparlamentarit Xhaferi bën të ditur se ai uroi eurodeputetët të kenë një punë të frytshme dhe të suksesshme në takimin që vijon, për të shtuar se pikërisht përmes këtij Komiteti të Përzier Parlamentar, realizohet një bashkëpunim dhe komunikim intensiv me Parlamentin Evropian, i cili në vazhdimësi shpreh mbështetje të fuqishme për procesin tonë eurointegrues.

“Për Republikën e Maqedonisë, mbajtja e dialogut të rregullt me partnerët strategjik natyrorë është i rëndësishëm për arsye se kjo kontribuon për vlerësimin e përparimit në procesin reformues, vërejtjet dhe rekomandimet që i pranojmë, gjithmonë i konsiderojmë si mbështetje të zhvillimit tonë demokratik”, ka thënë Xhaferi.

Anëtarët e Komitetit të Përzier Parlamentar, thuhet në njoftim, transmetuan përshtypjet nga takimet e realizuara paraprakisht me faktorët politikë në të Maqedonisë, me ç’rast përkujtuan se Republika e Maqedonisë ishte vendi i cili ishte më i pjekur për pranim, krahasuar me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Shprehën optimizëm dhe mbështetje të kësaj fryme evropiane ndërsa shenjë e kësaj mbështetjeje janë vizitat e shpeshtuara të përfaqësuesve të shumtë të bashkësisë ndërkombëtare dhe se kjo duket si një lloj presioni mirëpo, kjo duhet të kuptohet vetëm si përkushtim i vëmendjes dhe dëshirë për rrumbullakim të suksesshëm të të gjitha fazave të Marrëveshjes paraprakisht të arritur të Prespës”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button