Presidenti polak: Trump mund të ndalë projektin Rrjedha Veriore 2

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, tha se në duart e presidentit amerikan Donald Trump është vendimi për të ndalur projektin e Rrjedhës Veriore 2, i cili do të transportojë në Gjermani gazin natyror rus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për televizionin polak, Duda ka vënë në dukje se Trump mund të marrë një vendim i cili do të mund të ndalojë tubacionin e gazit natyror në fjalë.

“Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vendimin për të përfunduar projektin e Rrjedhës Veriore 2. Shpresoj që presidenti të marrë një vendim të tillë”, tha Duda.

Ai në një konferencë të përbashkët për media pas takimit të zhvilluar dje me Trumpin në kuadër të vizitës së tij në SHBA, pretendon se projekti Rrjedha Veriore 2 nuk do të ofronte ndonjë kontribut për SHBA-në për shkak se do të përbënte një kërcënim për shitjen e gazit të lëngshëm natyror (LNG) së SHBA-ve në Evropë.

Trump vazhdon të bëjë presion mbi vendet e Evropës që të importojnë nga SHBA-ja më shumë gaz natyror të lëngshëm (LNG).

LNG-ja e prodhuar nga SHBA-ja shitet më shtrenjtë në krahasim me gazin natyror që Rusia e transporton nëpërmjet linjave të tubacionit.

Ndërsa në anën tjetër edhe Katari që është prodhuesi më i madh i LNG-së po bën punime që t’i shesë më shumë LNG Gjermanisë. Në terminalin e LNG-së që do të ndërtohet në Gjermani mund të ketë pjesë edhe Katari.

– SHBA-ja dhe Polonia kundër këtij projekti

Rrjedha Veriore 2 planifikon të transportojë në Evropë nëpërmjet Detit Baltik 55 miliardë metër kub në vit nga gazi rus. Kjo linjë tubacioni e cila ka një gjatësi gjithsej 1.230 kilometra parashihet të ketë një kosto rreth 10 miliardë euro.

Rusia e cila pas krizës me Ukrainën dhe aneksimit të Krimesë, kërkon të ulë edhe më shumë pjesën e Ukrainës në gazin natyror që dërgon në Evropë, njoftoi projektin e Rrjedhës Veriore 2 në vitin 2015, projekt të cilin e nënshkruan edhe Finlanda, Suedia dhe Gjermania.

Ndaj projektit ku krahas Gazprom-it është edhe kompania perëndimore si Shell, OMV, Engie, Uniper dhe Wintershall, janë kundër Ukraina, SHBA-ja dhe Polonia.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP