Antikorrupsioni do të mbetet jo-funksional, nuk do të ketë kush t’i kontrollojë ankesat për referendumin

Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoni (KPKM) do të vazhdojë të mbetet jo-funksional para dhe gjatë mbajtjes referendumit për BE dhe NATO-n, me këtë, një muaj nuk do të ketë kush t’i kontrollojë ankesat eventuale për këtë proces, shkruan Portalb.mk.

FOTO Portalb.mk- Reanata Deskoska
FOTO Portalb.mk- Renata Deskoska

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska në një panel diskutimi që u mbajt sot në Shkup në lidhje me ndryshimet ligjore për Komisionin për Parandalimin e Korrupsionit njoftoi se propozim ndryshimi i ligjit për këtë komision do të dorëzohet në Kuvend pas mbajtjes referendumit për BE dhe NATO-n. Ajo tha se debati për propozim ndryshimin e ligjit ende mbetet i hapur, ndërsa pret që Komisioni i ri të zgjidhet deri në fund të muajit tetor.

Deskoska gjithashtu ftoi organizatat joqeveritare që merren me parandalimin e korrupsionit dhe shoqatat gazetareske të propozojnë anëtarë për përbërjen e re të Komisionit.

“Me të vërtetë dua që procesi të mbarojë sa më shpejtë që është e mundur, dhe të marrim sugjerime kualitative dhe profesionale sa më shpejtë që është e mundur, dhe menjëherë pas referendumit të mundemi ligjin ta lëshojmë në Kuvend. Shpresoj që procedurat në Parlament të udhëhiqen në mënyrë më efikase që deri në fund të muajit tetor të zgjidhet Komisioni”- tha Deskoska, ministre e Drejtësisë.

Sipas saj, me propozim ndryshimin e ligjit do të ndryshohet dhe kriteri për zgjedhjen e anëtarëve dhe kryetarit të Komisionit ndërsa pjesë e komisionit nuk do të mund të jenë persona të cilët kanë qenë të përfshirë në politikë. Ajo gjithashtu tha se Komisioni do të ketë kompetenca më të mëdha duke pasur qasje pa pengesë në informacionet e të gjitha institucioneve si dhe në të dhënat e partive dhe funksionarëve shtetërorë.

FOTO Portalb.mk- Slagjana Taseva
FOTO Portalb.mk- Slagjana Taseva

Nga ana tjetër, ekspertja Slagjana Taseva nga organizata ‘’Transparency International’’ vlerëson se ndryshimi i ligjit do të mundësojë të kemi Komision funksional dhe të pavarur. Sipas saj, i rëndësishëm është bashkëpunimi i trupit të Komisionit me institucionet shtetërore, dhe qasja e lirë në informacionet e duhura.

“Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit, duhet të ketë qasje të lirë në të gjitha informacionet, dhe të mund të parashtroj kërkesë në të gjitha Institucionet duke marrë parasysh dhe bankat”-tha Taseva.

Një muaj nuk do të ketë kush t’i kontrollojë ankesat për Referendumin

Ana Janevska-Deleva
Ana Janevska-Deleva

Ekspertja Ana Janevska-Deleva nga Transparencë Maqedoni, si dhe pjesë e grupit punues të propozim ligjit për këtë komision, thotë se tani që Komisioni nuk ka anëtarë, ekziston mundësia për aktivizimin e Sekretariatit për kontrolle.

‘’Atje ka edhe Sekretariat i cili ka mundësi të ndërmarrë diçka dhe të bëjë kontroll, por pse nuk kanë ndërmarrë asgjë dhe nuk funksionon. E dimë se ka dy anëtarë që marrin rrogë, por nuk punojnë. Pra, deri në referendum nuk do të ketë Komision për Parandalimin e Korrupsionit’’- thotë për Portalb.mk, Janevska-Deleva.

Për Janeva-Delevën është e paarsyeshme zvarritja që Kuvendi ka bërë deri më tani për procesin e zgjedhjes së anëtarëve të rinj, pasi që këtë kanë mundur ta bëjnë gjatë gjithë verës, kurse Ministria e Drejtësisë ta përshpejtonte procedurën për propozim ndryshimet.

Çfarë përmban propozim-ligji?

Në propozim ndryshimin e ligjit, parashihet që ndryshim të ndryshohet kriteri për zgjedhjen e anëtarëve dhe kryetarit të KPKM-së, me pjesëmarrje të mediave dhe sektorit joqeveritar me qëllim të vendosjes së procesit transparent.

Organet shtetërore do të detyrohen të përgjigjen në kërkesat KPKM-së për informacionet e kërkuara, kurse Komisioni do të ketë kompetenca për kontrollim të marrëveshjeve për prokurim pubik, në rast të dyshimeve për korrupsion me të cilin do të rritet dhe afati i caktuar jasht periudhës së zgjedhjeve.

Ministria e Drejtësisë njofton se në tekst do ti integrojë dhe rekomandimet e ” Group of States Against Corruption ” (GSAK), që kanë  të bëjnë me ndryshimin e rregullativës ligjore, rekomandimet e Komisionit Evropian, Pribes si dhe rekomandime të tjera nga ekspertë.

Tre nga pesë anëtarë të Komisionit dorëheqjet e tyre i deponuan në muajin janar, pas zbulimit të skandalit për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Aktualisht Komisioni përbëhet vetëm nga dy anëtarë, kurse mandati i tyre skadon në prill të vitit të ardhshëm.

Ligjin e plotë mund ta lexoni në këtë LINK.

LEXO: Deskoska paralajmëroi model të ri të Komisionit kundër Korrupsionit

Raportin e fundit të progresit, të publikuar në muajin prill të këtij viti BE kritikoi qeverinë se ka dështuar në luftën kundër korrupsionit. Mes tjerash Komisioni Evropian kërkoi që të riafirmohet vullneti politik për të luftuar korrupsioni duke hetuar rastet, ku janë përfshirë funksionarë të lartë të pushtetit.

LEXO: Përbërja e re e Komisionit për Antikorrupsion pritet që të zgjedhet në fund të shtatorit
LEXO: Skandal: Në Antikorrupsion kanë marrë para për udhëtim me dëshmi të rrejshme, disa s’kanë shkuar në punë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button