Qyteti i Shkupit vendosi matës digjitalë për shpejtësi para pesë shkollave të mesme

Janë vendosur matës digjitalë për shpejtësinë para shkollave të mesme “Josip Broz Tito”, “Pançe Karagjozov”, “Zdravko Cvetkovski”, “Marija Kiri Sklodovska” dhe “Boro Petrushevski” me qëllim që të rritet siguria në komunikacion dhe të zvogëlohet numri i aksidenteve, kumtuan nga Qyteti i Shkupit.

“Ngjarja fatkeqe që ndodhi  para dy ditëve në bulevardin “Serbia” përkujton se  nuk ka siguri të garantuar edhe krahas kontrolleve policore të përforcuara dhe sinjalizimit të vendosur. Mosrespektimi i sinjalizimit të komunikacionit dhe shpejtësia e madhe në qarkullim e rrit rrezikun e aksidenteve të cilat jo rrallë përfundojnë me pasoja fatale”, theksoi kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov.

Ai theksoi se rritja e vetëdijes së shoferëve për sigurinë e komunikacionit ndikon në zvogëlimin e numrit të aksidenteve të shkaktuara.

“Në këtë drejtim Qyteti i Shkupit i vendosi matësit digjitalë të shpejtësisë para pesë shkollave të mesme. Shkupi duhet të jetë qytet i sigurt për rritjen e fëmijëve dhe i qetë për pensionim. Siguria e të gjithë bashkëqytetarëve tanë është obligimi i përbashkët”, theksoi Shilegov.

Ai dërgoi apel deri te të gjithë pjesëmarrësit në komukunikacion t’i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe me sjelljen e tyre të përgjegjshme të kontribuojnë për zvogëlimin e numrit të viktimave dhe të lënduarve  në aksidente.

“U bëj thirrje të gjitha kompanive përgjegjëse shoqërore të cilat duan të dhurojnë mjete në pjesën e rritjes së sigurisë në komunikacion, ta bëjnë atë me qëllim që sa më shpejt së bashku të kontribuojmë në rrugët e Shkupit të ketë më pak aksidente”, deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit.

Matësit digjitalë të shpejtësisë, të cilët ishin vendosur sot, janë donacion i kompanisë “Sava sigurim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP