Kanada, për tre vite zbulohen 2.400 specie të reja bimore

Si rezultat i një pune tre vjeçare në pyjet e shiut që ndodhen në rajonin Kolumbia Britanike në perëndim të Kanadasë janë regjistruar rreth 2.400 specie të reja bimore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas CBC-së, hulumtuesit dhe studentët nga Universiteti i Kolumbisë Britanike Veriore (UNBC) në Pyllin Antik (Chun T’oh Whudujut Park), 115 kilometra distancë nga qyteti Prince George kanë zhvilluar një studim tre vjeçar.

Në fund të studimit janë zbuluar rreth 2.400 specie të reja bimore, disa prej tyre të panjohura më parë.

Kanada, për tre vite zbulohen 2.400 specie të reja bimore

Prof. Dr. Darwyn Coxson nga Departamenti i Ekosistemit dhe të Menaxhimit nga UNBC, tha se ekipi në fjalë ka kryer më shumë se 100 hulumtime përreth Pyllit Antik dhe se ka regjistruar specie të ndryshme bimore.

“Ne jemi shumë me fat për posedimin e një trashëgimie kaq të pasur të biodiversitetit në Kolumbinë Britanike dhe mendoj se është e rëndësishme bartja e kësaj tek gjeneratat e ardhshme”, thotë Coxson.

Shkencëtarët e botanikut Trevor Goward dhe Curtis Björk do të shyqrtojnë dhe do t’i bëjnë analizat gjenetike të mostrave të marra nga punimet në terren.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP