Ahmeti takoi euro-deputetët: Duhet të orientohemi në drejtimin e duhur, në perëndim

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot në Shkup ka takuar deputetët e Parlamentit Evropian.

Alojz Peterle, EPP, Slloveni, Biljana Borzan S-D, Kroaci, Michael Cramer Verts/Ale, Gjermani, John Howarth S-D, Britani e Madhe, Tunne Kelam EPP, Estonia, zonja Ivana Maletic EPP, Kroaci, Dimitrios Papadimoulis GUE/NGL, Greqi, Marijana Petir EPP, Kroaci, zonja Maria Spyraki EPP, Greqi si dhe ambasadorin e BE në Maqedoni, Samuel Zhbogar.

“Ahmeti falënderoi mysafirët që vijnë në përkrahje në këto momente të rëndësishme për vendin tonë dhe që rreshtohen në përkrahje të së ardhmes euroatlantike të Maqedonisë. Këto vizita vijnë pas sukseseve si marrëveshja me Bulgarinë, reformat urgjente, rrumbullakimin e marrëveshjes së Ohrit dhe marrëveshjes me Greqinë, në prag të referendumit. Në referendum vendoset edhe për paqen, sigurinë, stabilitetin, marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe ndëretnike si dhe integrimin Euro-Atlantik”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Ahmeti nënvizoi që nga Marrëveshja e Prespës nuk ka të humbur, por ka vetëm fitimtar, sepse fitojnë qytetarët, fiton Maqedonia, Greqia, rajoni dhe Evropa.

Eurodeputët njëzëri shprehën përkrahje për aspiratat Euro-Atlantike të Maqedonisë dhe inkurajuan forcat vendore që të vijojnë në rrugën drejt Brukselit.

“Në përfundim, Ahmeti theksoi që historia në disa akte shpesh përsëritet dhe lufta e parë botërore, ndryshe nga ajo e dyta, akoma nuk ka përfunduar sepse pasojat e sotme në Evropën juglindore vijnë si rezultat i vendimeve në konferencën e Versajës, por edhe më herët nga Konferenca e Berlinit. Prandaj, në këto momente vendimtare, kur ne gjendemi në udhëkryq, duhet të orientohemi në drejtimin e duhur, në perëndim”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button