Dhuroi spektakël ndaj PSG, flet “arkitekti” i Liverpool

Edhe pse ishte vetëm ndeshja e parë në grupe, takimi i mbrëmshëm në “Anfield” mes Liverpool dhe PSG ishte i denjë edhe për finale të Champions.

Vendasit triumfuan në fund me rezultatin 3-2, ndërsa ndeshja ishte me të vërtetë spektakolare, transmeton TCH.

Pas takimit, trajneri gjerman i Liverpool, Klopp është shfaqur tejet entuziast, por u përqendrua më shumë te autori i golit të parë, Sturridge, duke e vlerësua atë.

“Treshja në mesfushë bëri punë të jashtëzakonshme, por ata luajnë mirë kur formacioni është kompakt. Ishte fantastike. I kam thënë Sturridge se ai është në formën më të mirë që prej se e njoh, fizikisht dhe i është dashur ta shfrytëzojë momentin dhe e bëri këtë. Super ndeshje, super gol. Më pas, ne e kemi pasur mundësinë me Firminon. Nuk kishte gjasa që ai të luante dhe më pas erdhi ai vet dhe tha: jam mirë mund ta hap syrin”, tha Klopp.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP