Eurodeputeti Flekenshtejn: Dilni në referendum, me vete merreni edhe familjen

Duke folur për dialogun e Zhan Monesë, eurodeputeti Knut Flekenshtejn ka përdorur emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut” dhe ka bërë thirrje që të dilet dhe të votohet në referendum, transmeton Portalb.mk.

“Është një moment historik, dhe nuk duhet të lëshohet. Merrni me vete shokët, familjarët dhe familjen dhe dilni votoni”, tha në ngjarjen që u zhvillua sot në Fakultetin e Drejtësisë në Shkup, “Justiniani i Parë”, Flekenshtejn.

Para ngjarjes, eurodeputeti Flekenshtejn duke folur për dialogun e Zhan Monesë përdori termin “Republika e Maqedonisë së Veriut”, por bëri të ditur që procesi të ketë sukses, varet nga qytetarët e Maqedonisë dhe Greqisë.

“Do të vazhdojë edhe dialogu me Komisionin për Bashkëpunim të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Varet nga Maqedonia, nga maqedonasit se si do të vendosin dhe a do të vendosin dhe çfarë do të vendosin. Dua të ju tregoj se kjo është një dritare që hapet, dhe që duhet ta shfrytëzojmë. Nuk bëhet fjalë për atë se cila qeveri është, por se varet nga qeveritë e të dyja shteteve, por më shumë varet nga qytetarët e të dyja shteteve”, tha Flekenshtejn.

Ndërkaq, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi duke folur për referendumin tha: “Referendumi i 30-shtatorit, është një dritare që të hap perspektivat veçanërisht për të rinjtë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button