Maqedoni, nesër nis sërish dialogu i Zhan Monesë

Eurodeputeti Knut Flekenshtejn, ka njoftuar se nesër në Maqedoni nis dialogu i Zhan Monesë, transmeton Portalb.mk.

“Nesër do të vazhdojmë me dialogun Zhan Mone, dhe për të ne kemi diskutuam me kolegun tim Kukan. Do të vazhdojë edhe dialogu me Komisionin për Bashkëpunim të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Flekenshtejn në ngjarjen që u zhvillua sot në Fakultetin e Drejtësisë “Justiniani i Parë”.

Dialogu në Maqedoni ka për qëllim të normalizojë situatën politike, duke zhvilluar diskutim.

“Me diskutim bëhemi më të besueshëm për të siguruar se do të vazhdojmë edhe më fortë, në rrugën e reformave, të gjithë sëbashku, pozita dhe opozita. ”, tha kryeministri Zoran Zaev pas përfundimit të dialogut të Zhan Monesë në maj të 2018-s.

“Ky është proces i cili me iniciativën tonë pas mbledhjeve në Bruksel dhe me treshen evropiane  u bë në Maqedoni në vend se në shtëpinë e Zhan Mone-s në afërsi të Parisit”, tha Hristian Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së.

Mes tjerash, është konstatuar se partitë politike janë të vendosura për promovim dhe përafrim në procesin integrues të BE-së, duke i zbatuar reformat.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP