Itali, zjarr në një ndërtesë ku qëndronin refugjatët

Një person u plagos lehtë si pasojë e një zjarri në një ndërtesë ku qëndronin 24 refugjatë në qytetin Verona, në veri të Italisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë italiane ANSA, mësohet se mbrëmë natën është përfshirë nga flakët qendra e pranimit të refugjatëve në rajonin San Martino Buon Albergo të Veronas ku qëndronin 24 refugjatë.

Në ngjarjen ku dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar edhe si rezultat i zjarrvënies është plagosur lehtë një person.

Ndërkohë bëhet e ditur se janë evakuuar refugjatët bashkë me 20 persona të tjerë që jetonin në ndërtesë.

Zyrtarët kanë njoftuar se janë duke hetuar shkakun e zjarrit dhe mundësinë e zjarrvënies.

Kryetari i bashkisë San Martino Buon Albergo, Franco De Santi, në një deklaratë në lidhje me ngjarjen tha se “Për fat të mirë në ngjarje është plagosur lehtë një person, kjo mund të kishte pasoja edhe më të rënda. Ndërtesa ka pësuar dëme serioze. Tani do të vlerësojmë nëse mund të jetohet apo jo në pjesën tjetër të mbetur të ndërtesës. Këtë do ta kryejë kontrolli teknik”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button