Ndërroi jetë një zjarrfikës në Shkup

Një zjarrfikës i cili ka marrë pjesë në shuarje të zjarrit në afërsi të Qendrës Transitore për të Huaj në Shkup ka vdekur disa orë pas intervenimit. Nga MPB njoftojnë se zjarrfikësit i është përkeqësuar gjendja shëndetësore derisa e ka fikur zjarrin dhe është dërguar në spital, ku ka ndërruar jetë, njofton Portalb.mk.

Sipas informatave të policisë, dje rreth orës 16:30 në Shkup, në afërsi të Qendrës Transitore për të Huaj është djegur një hapësirë e madhe e barit të thatë dhe disa shtëpiza prej drurit, ku janë ruajtur pëllumba.

“Gjatë fikjes së zjarrit, zjarrfikësit G.J. nga Shkupi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe me Ndihme të Shpejtë është dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, ku ka ndërruar jetë në orën 18:30. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi që të konstatohen arsyet e vdekjes”, informojnë nga Policia.

Foto e sigiruar nga KOHA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button