Fushata e referendumit, në Shkup vendoset edhe “Shtëpia e ardhmërisë” (FOTO)

Në rrugën “Maqedonia”, afër shtëpisë memoriale “Nënë Tereza” në Shkup është vendosur “Shtëpia e ardhmërisë”, e cila ka për qëllim që të informojë qytetarët për mundësisë dhe sfidat me të cilat përballen, njofton Portalb.mk.

“Shtëpia e ardhmërisë” i shpalos ofertat që gjenden para qytetarëve të Maqedonisë për referendumin e 30-shtatorit.

Ajo përbëhet nga dy pjesë ose dhoma. Dhoma e parë përfaqëson përfitimet e qytetarëve të Maqedonisë të cilat do të mund të realizohen me anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO, kurse dhoma tjetër përfaqëson qorrsokakun dhe ardhmërinë e paqartë të shtetit e cila vjen si rezultat i bojkotimit dhe mosdaljes në referendumin e 30-shtatori.

“Shtëpia e ardhmërisë” është pjesë e fushatës qytetare “Ec përpara! Zgjedhja është e jotja”.

“Shtëpia e ardhmërisë”

LEXO: Me gazeta, video-spote, debate, takime – OJQ-të do t’i informojnë qytetarët për referendumin

Aksioni artistik urban: Çka nënkupton anëtarësimi në BE?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button