“Mbrëmja e poezisë turke Jahja Kemal Bejatli” mbrëmë u mbajt në Çarshi të Vjetër

Mbrëmë, në organizim të Lidhjes së Organizatave Joqeveritare Turke në Maqedoni (MATUSITEB) në Suli Han, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit u mbajt manifestimi ndërkombëtar “Mbrëmja e poezisë turke Jahja Kemal Bejatli” ku mori pjesë edhe ministri i Kulturës, Asaf Ademi, transmeton Portalb.mk.

“Në këtë ngjarje, qëllimi i së cilës ishte promovimi i poezisë nga autorë të njohur turk, u prezantuan vepra letrare poetike të një numri të madh të autorëve të cilët kanë lënë gjurmë në promovimin e letërsisë turke në vendet nga vijnë, por edhe në botën ndërkombëtare. Në këtë manifestim u prezantuan poetë nga tetë shtete, edhe atë nga: Turqia, Azerbejxhani, Molldavia, Iraku, Greqia, Bullgaria, Kosova dhe Maqedonia. Në hapjen e manifestimit fjalim mbajti edhe D. Mehmet Dogan, kryetar nderi i Lidhjes së Shkrimtarëve të Turqisë, i cili ka trajtuar temën ‘Si duhet të lexohet identiteti i Jahja Kemal Bejatli te turqit e Ballkanit’, thuhet në njoftim për media.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button