Ish-sekretari i NATO-s, Robertson me porosi të fuqishme për referendumin në Maqedoni

Do të ishte gabim t’ju them si të votoni, por votimi në këtë moment është imperativi më i madh dhe në këtë kuptim do ta theksoj një proverb i cili thotë “nëse nuk voton, atëherë nuk ke të drejtë të mendimit”, tha ish-sekretari i përgjithshëm i i NATO-s, Xhorxh Robertson në tribunën që u mbajt sonte para qytetarëve të Manastirit, njofton MIA.

Lord Robertson porositi se vendimi është në duart e popullit të Maqedonisë dhe ai duhet të shfrytëzohet, tani ose kurrë.

“Me rëndësi është secili të votojë, t’i bindni të gjithë. Fqinjët tuaj të dalin dhe të votojnë më 30 shtator. Kur isha sekretar i përgjithshëm i NATO-s isha i detyruar që shtetin tuaj ta quaja FYROM, por ajo ishte gabim. Kjo përgjithmonë mund të ndryshojë më 30 shtator. Marrëveshja me Greqinë e garanton identitetin, kulturën, gjuhën dhe e hap derën drejt Evropës. Vendimi është në duart tuaja, tani ose asnjëherë”, tha Robertson.

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe lideri i “Grupit joformal të Ohrit” për mbështetje të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe në NATO theksoi se fjalimi në gjuhën maqedonase i kryeministrit Zaev në Parlamentin Evropian do të përsëritet edhe pas 30 shtatorit.

“Çka është ofruar si alternativë në Marrëveshje? Asgjë! Me Marrëveshjen garantohet anëtarësimi i Maqedonisë në BE dhe në NATO. Për të rinjtë është më mirë Evropa të vijë këtu, sesa të rinjtë të shkojnë nëpër Evropë. Shtetet të cilat janë pjesë e BE-së dhe NATO-s janë avancuese dhe të zhvilluara dhe prandaj të gjithë jeni para një hapi historik të cilin duhet ta bëni. Ky shans i Maqedonisë është shans për gjeneratat e reja. E dëgjova kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev si në gjuhën maqedonase foli në Parlamentin Evropian. Ai ishte moment historik, por pas 30 shtatorit ai moment do të hapet dhe do të përsëritet”, tha Robertson.

Porosi deri te të rinjtë nga Manastiri dërgoi edhe koordinuesi i Maqedonisë për NATO, Stevo Pendarovski.

Grupi i “Ohrit”: Tani është koha për Maqedoninë, ju ftojmë të thoni “Po”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button