Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi dje pësoi aksident kur u kthye nga Tirana

Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) dje pasdite ka pësuar aksident rrugor në afërsi të aeroportit të Ohrit, konfirmojnë për Portalb.mk nga Sektori i Punëve të Brendshme – Ohër, gjithashtu edhe nga partia e kanë konfirmuar informatën  për Plusinfo.

Vetura me të cilin është vozitur Thaçi nga vozitësi, ka dalë nga rruga dhe deri tani nuk dihen shkaqet se pse ka dalë nga rruga.

Nga partia kanë thënë se Thaçi është mirë dhe se ka marrë lëndime të lehta në këmbë si dhe nuk ka pasur për intervenim mjekësor.

Aksidenti ka ndodhur dje pasdite kur lideri i PDSH-së është kthyer nga vizita që ishte në Tiranë ku u takua me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP