Takimi Zaev-Pens në Uashington: Marrëveshja e Prespës siguron vend të merituar në strukturat euroatlantike (VIDEO)

Porosi inkurajuese për Marrëveshjen e Prespës, ka marrë kryeministri Zoran Zaev nga nënpresidenti i SHBA-së Majk Pens në takimin e sotëm në Uashington.

Siç shkroi Zaev në profilin e tij në Fejsbuk, Pens i ka përshëndetur përgjegjësinë dhe vendosmërinë gjatë arritjes së Marrëveshjes, transmeton MIA.

“Mundësia që të bisedojmë me nënpresidentin e SHBA-së Majk Pens vjen në një moment historik kyç për Republikën e Maqedonisë. Nga nënpresidenti Pens morëm porosi inkurajuese për përgjegjësinë dhe vendosmërinë gjatë arritjes së Marrëveshjes së Prespës. Në takim ishte theksuar se me Marrëveshjen e kemi siguruar vendin e merituar në struktura euroatlantike. Me këtë e sigurojmë paqen, stabilitetin dhe prosperitetin për qytetarët tanë”, thekson Zaev.

Takimi është realizuar me ftesë të nënpresidentit Pens, ndërsa vijon pas vizitave të sekretarit amerikan të Mbrojtjes Xhejms Matis dhe të ndihmësit të sekretarit shtetëror Ves Miçel në Maqedoni dhe mbështetja e shprehur për referendumin e ardhshëm dhe integrimin e vendit në NATO dhe në BE.

Mesazhet që u thanë në Shkup ishin: “Qytetarët të dalin në referendum”, “SHBA-ja me vendosmëri është duke e mirëpritur Maqedoninë në Aleancë” dhe se “Armata e Maqedonisë ka dëshmuar se është e përgatitur që të ndihmojë në sigurinë dhe paqen globale, duke marrë pjesë në misionin e Afganistanit, Irakut dhe Krivollakut”.

LEXO: Matis e shndërroi Ivanovin nga luan në mace
LEXO: Ivanov – Matis: Maqedonia mbetet partner strategjik i SHBA-së
LEXO: Matis – Zaev – Shekerinska: Armata e gatshme për t’u bërë pjesë e NATO-s
LEXO: Matis u tha qytetarëve: Votoni në referendum

One thought on “Takimi Zaev-Pens në Uashington: Marrëveshja e Prespës siguron vend të merituar në strukturat euroatlantike (VIDEO)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP