“Millosheviqi i është shitur Tribunalit të Hagës për 10 milionë dollarë”

Publicisti serb Miroslav Lazanski në rts ka bërë një pohim, “shokues” thotë portali “kurir”, pasi sipas tij, ish – kryetari i Serbisë dhe i akuzuari i Hagës për krime lufte në Kosovë, Sllobodan Millosheviq, Tribunalit të Hagës është shitur për 10 milionë dollarë!

Këtë informatë, po në këtë televizion e ka konfirmuar edhe avokati i njohur Toma Fila, i cili ka theksuar se njerëz nga kreu i shtetit shumë herë i kanë thënë se më 28 qershor 2001 është shitur dhe nuk është dorëzuar.

Lazanski në duelin televiziv me liderin e Partisë Liberale Demokratike të Serbisë Çedomir Jovanoviqin ka thënë se “është krejtësisht e qartë se dikush ka marrë para për kokën e Millosheviqit.

“E kanë shitur kryetarin Millosheviq! Ka ekzistuar çmimi 10 milionë dollarë. Kush i ka marrë ato para s’e di, por është e qartë se dikush i ka marrë, sepse po të mos i merrte do të bëhej i marrë. Milosheviqi është shitur kur e arriti çmimin më të lartë. Mu sikur është shitur Mlladiqi, mu sikur është shitur Karaxhiqi”, ka theksuar Lazanski pa përmendur se në kë dyshon nga ish-kreu i shtetit për shitje, transmeton Koha.net.

Këto pohime i ka bërë edhe avokati Toma Fila, duke theksuar se Millosheviqen “me shpejtës e paketuan dhe shitën“.

“Kam qenë me Millosheviqin në natën e arrestimit. Jam përpjekur t’ia shpëtoj kokën. Tre kryetarët, Millutinoviq, Gjingjiq dhe Koshtunica kanë nënshkruar se kurrë nuk ta dorëzojnë për shkak të Hagës. Kjo nuk të vlen për sonte, këta njerëz po të rrejnë i thashë … Nuk di nëse dikush ka marrë para, por kam dëgjuar nga rusët që Millosheviqi është shitur. Disa herë më kanë thënë: Kryetari juaj është shitur, nuk është dorëzuar”, ka thënë Fila.

Miroslav Lazanski, siç përcjell ky portal, ka përkujtuar se Departamenti amerikan i Shtetit, kishte shpallur shpërblim milionësh për kokën e Millosheviqit.

ekzistuar dhe nuk shtrohet pyetja nëse e ka marrë dikush, por kush i ka marrë paratë. Pos kësaj, Millosheviqi është dorëzuar 24 orë para se Kongresi amerikan të vendoste për ndihmë financiare ish – Jugosllavisë. Kusht për këtë ndihmë ka qenë që të dorëzohet Milloshqeviqi. Kjo ndihmë nuk ka lidhje me shpërblimin i cili ishte për disa individë në krye të pushtetit. 10 milionë dollarë janë ndarë ndërmjet disa vetave nga kreu i atëhershëm i DOS-it (Demokratska opozicija Srbije).

Çedomir Jovanoviq i ka përgënjeshtruar të gjitha këto:

“Millosheviqi i ka ditur të gjitha. Askush s’e ka mashtruar dhe nuk ka mundur ta mashtrojë kështu”, ka thënë Jovanoviq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button