Matis e shndërroi Ivanovin nga luan në mace

Shefi i shtetit, Gjorge Ivanov tanimë nuk e kritikon Marrëveshjen e Prespës, ndërkaq arsyeja  kryesore për ndryshimin  e këtillë është vizita e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Xhejms Matis i cili ka arritur që ulërimat e “luanit” Ivanov, t’i shndërrojë në mjaullima macesh, sqarojnë analistët, njofton Portalb.mk.

“Unë jam për NATO dhe për BE, por Marrëveshje e Prespës është e papranueshme, është fjalia që presidenti Ivanov vazhdimisht e ka thënë gjatë takimeve me përfaqësuesit ndërkombëtar për referendumin e emrit. Por, është interesante që në kohën e fundit, veçmas pas takimeve të Ivanovit me sekretarin e Mbrojtjes së SHBA-ve, Xhejms Matis dhe takimit me ministren e Mbrojtjes së Italisë, Elizabeta Trenta, të gjitha kritikat e tij për Marrëveshjen me Greqinë dhe referendumin në mënyrë magjike kanë humbur.

Analistët politik sqarojnë se arsyeja kryesore për ndryshim të vokabularit të Ivanovit është vizita e Matisit, i cila sipas tyre, i ka mbajtur leksion dhe ka arritur që ulërimat e “luanit” Ivanov”, t’i shndërrojë në mjaullima macesh.

Gjorge Ivanov

Ndryshim i dukshëm

Në konferencën e përbashkët për shtyp mes kryeministrit Zoran Zaev, ministres së Mbrojtjes Radmilla Shkerinska, Matis Matis, ka theksuar se me padurim e pret takimin me presidentin Gjorge Ivanov. Për shkak arsyes së qartë të vizitës së Matisit në Shkup, a ajo është porosi e qartë për sukses të referendumit për emrin, rëndë është që të besohet se në takimin me Ivanovin fare nuk është diskutuar për referendumin dhe Marrëveshjen e Prespës.

Megjithatë, pas mbarimit të takimit, shefi i shtetit nuk ka thënë asnjë fjalë për Marrëveshjen e Prespës ose për referendumin. Ai shkurt ka thënë se anëtarësimi i Maqedonisë në NTO dhe BE ngelet qëllim strategjik dhe prioritet më i lartë i Republikës së Maqedonisë, e cila do të kontribuojë edhe për prosperitetin e tërë rajonit.

Deklaratë e njëjtë e tij ishte edhe pas takimit me ministren e Mbrojtjes, Elizabeta Trenta, kur Ivanov përsëri ka refuzuar të komentojë për Marrëveshjen me Greqinë.

Sa për rikujtim, vetëm përpara një jave, Ivanov ishte përafërsisht i ashpër me fjalët gjatë takimit me shefen e diplomacisë evropiane, Federika Mogerini.

“Qëndrimi im është i pandryshuar. Qëllimi strategjik i Republikës së Maqedonisë është anëtarësimi në BE dhe në NATO. Por, BE dhe NATO nuk guxojnë që të jenë alibi për marrëveshje të keqe, me të cilën do të hapen shumë çështje, transmeton Portalb.mk.

Xhejms Matis
Xhejms Matis

Prej luanit në mace

Analisti politik, Petar Arsovski vlerëson se presidenti Ivanov është dhunues politik i cili tërhiqet gjithmonë kur sheh se kundërshtari është shumë më i fuqishëm se ai.

“Gjithmonë kam thënë për presidentin Ivanov se ai është dhunues politik. Nëse mirë e mbani mend, ai ka bërë dhunim klasik politik kur nuk dëshironte t’ia jepte mandatin kryeministrit Zoran Zaev, ndërkaq dhunime të panumërta ka pasur gjatë tërë mandatit të tij. Ashtu sikur edhe çdo dhunues politik, kur përballet me dikë që është më i fuqishëm se ai, ai me automatizëm transformohet prej tigrit në mace. Mendoj se ajo i ka ndodhur Ivanovit kur është përballur me sekretarin amerikan Matis, pasi që hetuar se mysafiri është person që nuk lëshon dhe i cili është dramatikisht më i fuqishëm dhe më serioz se ai. Kështu që, menjëherë pas takimit me të, Ivanov e ka ndërruar pozitën e tij dhe nga një luan i tmerrshëm u transformua në një mace të urtë. Megjithatë, mendoj se transformimi  tillë nuk do të zgjatë shumë, pasi që ai me durim pret që të ulet kujdesi i bashkësisë ndërkombëtare për referendumin dhe përsëri do të vazhdojë me strategjinë e vjetër”, sqaron Arsovski, për “Slloboden Peçat“.

Ish kryetari i Kuvendit, Stojan Andov thotë se shefi i shtetit përfundimisht ka kuptuar se Marrëveshja e Prespës nuk është e dëmshme.

“Presidenti Ivanov ka pasur mundësi të mësojë dhe të kuptojë se çfarë saktë ndodh në lidhje me Marrëveshjen me Greqinë dhe unë mendoj se ai përfundimisht e ka kuptuar gabimin për sulmet ndaj Marrëveshjes. Ivanov është i vetëdijshëm se referendumi do të jetë i suksesshëm, kështu që takimi me Matis ka paraqitur rast të mirë që ai ta ndryshojë vokabularin. Megjithatë, në çdo rast, ai është politikan i paparashikuar dhe askush nuk e di se kur përsëri do të fillojë ta këndojë këngën e vjetër”, thotë Andov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button