Katastrofa në Fukushima, gabim njerëzor

Katastrofa bërthamore e vitit të kaluar në Japoni ishte “qartazi e shkaktuar nga njeriu”, bëri të ditur komisioni i cili kreu një hetim të pavarur për këtë çështje, ndërsa kritikoi ashpër qeverinë dhe uzinën bërthamore Tokio Electric Power Co. (TEPCO)

Agjencia e lajmeve DPA citon anëtarë të komisionit të cilët kanë thënë se katastrofa më e madhe bërthamore që nga Çernobili 1986 “ishte rezultat i përplasjes ndërmjet qeverisë, rregullatorëve, TEPCO-s dhe mungesës së qeverisjes nga palët në fjalë”.

“Ata kanë tradhtuar efektshëm të drejtën e kombit për të qenë i sigurt ndaj aksidenteve bërthamore. Rrjedhimisht, konkludojmë se aksidenti ishte i shkaktuar nga faktori njeri” ka theksuar komisioni.

Lajme të ngjashme

Back to top button