Zaev – Dankan: Çdo vendim individual për bojkot të referendumit është bojkot për ardhmërinë e shtetit

Çdo vendim individual për bojkotim të referendumit është bojkotim për ardhmërinë e shtetit dhe të demokracisë, kanë konstatuar në takim kryeministri, Zoran Zev dhe ministri shtetëror i Britanisë së Madhe për Evropë dhe Amerikë, Alen Dankan, njofton Portalb.mk.

Ministri britanik Dankan e ka përkrahur procesin e integrimeve në Maqedoni dhe e ka inkurajuar vendin që t’i realizojë qëllimet, që është e rëndësishme për Maqedoninë, por edhe për tërë rajonin. Çdo vendim individual për bojkot të referendumit është bojkot për ardhmërinë e shtetit dhe të demokracisë, është konstatuar në takimin e përbashkët.

“Shumica e qytetarëve janë për anëtarësim të Maqedonisë në BE dhe në NATO, për atë se do të sjell stabilitet dhe siguri në shtet dhe standard jetësor evropian. Unë jam i sigurt se ajo do të tregohet edhe nëpërmjet votimit në referendumin e shtatorit. Pres që të gjitha partitë politike në shtet dhe individët të gjejnë fuqi dhe t’i ngrenë interesat shtetërore mbi interesa politike”, ka thënë kryeministri Zaev.

Në takim është diskutuar edhe për çështje tjera politike dhe të sigurisë në planin e brendshëm dhe rajonal. Vlerësim i përbashkët është se integrimi euro-atlantik i Maqedonisë është kontribut në stabilitetin, sigurinë, ekonominë dhe perspektivën e qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button