Miliarderi japonez udhëtari i parë drejt Hënës

Kompania SpaceX bëri të ditur se miliarderi japonez dhe manjati i modës Yusaku Maezawa do të jetë pasagjeri i parë në Hënë me raketën Big Falcon e cila është në ndërtim e sipër, raporton Anadolu Agency (AA).

“Shumë njerëz dëshpërohen kur bëhet fjalë për të ardhmen, por kënaqësia është të jesh njeri që jeton në një qytetërim që ka qasje në univers”, tha Elon Musk, kreu i kompanisë.

Duke shprehur shpresën se edhe njerëzit e tjerë mendojnë kështu, Musk tha se qëllimi i ndërtimit të Big Falcon është për t’i bërë njerëzit të lumtur.

Ai prezantoi Maezawa-n si turistin e parë për të vizituar Hënën dhe japonezët thërrisnin “Më në fund mund të të them se po shkoj në Hënë”.

Maezawa, biznesmeni 42-vjeçar japonez, pasuria e të cilit vlerësohet në 2,3 miliardë dollarë tha se dëshiron të marrë edhe disa artistë në Hënë.

“Unë dua të falënderoj Elon Musk dhe kompaninë SpaceX që më dhanë shansin për të vizituar Hënën”, shkroi Maezawa në Instagram.

SpaceX më parë njoftoi se raketa Big Falcon duhet të jetë gati për rrugëtimin për në hapësirë ​​për 5 vite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button